Teksa Shqipëria po përgatitet për sezonin e ri turistik, dy destinacione të reja me kosto të ulët pritet të ndikojnë në rritjen e numrit të pasagjerëve në rrugë ajrore. Në datë 5 prill do të jetë Wizz Air që do të nisë fluturimet direkte nga Budapesti e më pas nga data 10 maj do të jetë Transavia (Air France) e cila do të nisë fluturimet nga Tirana për në Amsterdam.
Në total janë rreth 17 kompani ajrore që realizojnë fluturime me destinacionet europiane, kryesisht ato italiane. Në vitin 2016, numri i pasagjerëve arriti në rreth 2.1 milionë persona, ose rreth 8.2% më shumë se në vitin 2017.
Por, pavarësisht kësaj Shqipëria, nuk po arrin të konkurrojë fort me aeroportet fqinje.
Së fundmi, në Skytrax World Airport Awards që u zhvillua në Amsterdam, aeroportet më të mira të Europës Juglindore u shpallën ai i Beogradit “Nikola Tesla” dhe i Shkupit “Aleksandri i Madh”. Asnjë nga aeroportet e rajonit nuk arriti do të përfshihej në 100 aeroportet më të mira të botës.
2017 World Airport Awards u nominuan nga 13.82 milionë pasagjerë të 105 nacionaliteteve dhe përfshinë 550 aeroporte.
10 aeroportet më të mira të Europës Lindore
1 Budapesti
2 Tallinn
3 Kiev Boryspil
4 Riga
5 Beogradi
6 Tbilisi
7 Sofja
8 Bratislava
9 Bukureshti
10 Shkupi
10 aeroportet më të mira në Europë
1 Mynih
2 Zyrih
3 London Heathrow
4 Frankfurt
5 Amsterdam
6 Kopenhagën
7 Helsinki
8 Vjenë
9 Hamburg
10 Këln
10 aeroportet më të mira në botë
1 Singapori
2 Tokyo Haneda
3 Seoul Incheon
4 Mynih
5 Hong Kong
6 Doha
7 Nagoya Centrair
8 Zyrih
9 London Heathrow
10 Frankfurt
Diskutime rreth kësaj post