Agron Tufen e kam pasur pedagog gjate studimeve master te gazetarise evropiane ne Universitetin e Tiranes.
Ka me teper guxim sesa talent si shkrimtar.
E mundon e kaluara me teper se e ardhmja.
Perpiqet te jete politikisht i djathte, por Dibra, zona nga vjen, nuk ka lidhje fare me te djathten sharlatane shqiptare.
Ka provuar burgosjen para viteve ’90, ka studiuar ne Rusi pas viteve ’90, ka perfituar ekonomikisht dhe karrierisht pas viteve ’90, por gjithesesi seç ka nje mllef pa shkak e pa lidhje.
Vazhdon te jete i perkedheluri i qeverise Rama dhe vecanerisht ministrja mediokre e Kultures Kumbaro e ka trajtuar dhe e ka yshtur pafundesisht.
Agroni gjithe te tjerave eshte edhe kunati i shokut tim Norel Zaimi, por kjo nuk eshte arsye per t’u trembur e per te shkruar kunder nismes se vete Agronit…
Agron Tufa vjen nga nje zone e varfer qe gjate monizmit nuk kishte shansin te ishin spektatore te rregullt te kinematografise shqiptare.
Zonja e Pare e bolshevizmit shqiptar Nexhmije Hoxha Xhunglini, pavaresisht mundimeve homerike nuk mundi te depertonte ne cdo katund te Dibres me propoganden e burrit te saj.
Peshkopia ka pasur teater dhe estrade profesioniste por kurresesi keto institucione nuk munden te krisnin sikur siperfaqesisht mentalitetin anadollak te trasheguar.
Madje edhe ministrja jetegjate e arsimit dhe kultures shoqja Tefta Cami prej Dibre vinte e perseri, relievi malor gjeografik dhe relievi i prapambetjes lokale nuk munden dot te clironin kapacitetet maksimale.
Nese gjate Monarkise dibranet mberriten ne Tirane dhe i dhane energji e jete metropolit rishtas te ri, monizmi i ngertheu te mbeturit mes maleve dhe djallezise.
Profesor Agroni ka nostalgji per kohen kur Dibra skuqte prej komunizmit dhe si nje nga fajtoret kerkon qe sot te kompesoje mekatet. Dibra nuk eshte as Hollywood e as Bollywood. Dibra nuk ka as kontribute e as inputte ne kinematografine shqiptare. Dibra ndoshta ka qene spektatore por jo relatore. Dibres nuk i eshte kerkuar te duartrokase e as te bertase…
Ndaj qe ta mbyll debatin ketu, po i lutem profesor Agronit qe farsa e ketij atakimi nuk te jep vlere te shtuar ne syte e Lul Bashes.
Kjo Shqiperi edhe nese ka mbetur pak e bukur dhe e paprekur eshte merite e trashegimise, artit, sportit, kultures, letersise, kinematografise.
Mbreme vone u ktheva nga jashte dhe sa hapa televizorin degjoja aktoren brilante Elvira Diamanti tek ironizonte: Po me urën ç’patën?
Agron nuk eshte vone te shikosh filmat qe nuk munde ti shikoje ne fshatin tend kur ishe i ri.
Fajin nuk ta ka kinematografia, por Nexhmija, dibrania jote qe ua njihte mbrapshtesine e trurit.
Lufte mes llojit kjo e juaja!
Diskutime rreth kësaj post