Ministri i Brendshëm francez, Bruno Le Roux, është thirrur nga kryeministri Bernard Cazeneuve për të dhënë llogari në lidhje me lajmin e përhapur në media, sipas të cilit ai ka punësuar si asistente parlamentare dy vajzat e tij 15 dhe 16 vjeçe.
Sipas TF1, vajzat kanë nisur të punojnë për babain e tyre në Parlament kur ishin ende në lice.
Kontratat e punës parashikonin mbulimin e periudhës së pushimeve, siç ka thënë vetë Le Roux.
Dy vajzat kanë punuar si asistente parlamentare, ndërkohë që njëra frekuentonte një kurs përgatitor, ndërsa tjetra bënte një stazh në Belgjikë.
Vetë ministri u ka thënë mediave se puna e të bijave ka qenë sezonale dhe më shumë në funksion të CV-së së tyre.
Por sipas «Quotidien», dy vajzat kanë akumuar pagesa që arrijnë në total një shumë prej 55 mijë euro.
Diskutime rreth kësaj post