Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar sot shkarkimin e 4 ministrave dhe emërimin në vend të tyre të 4 emrave të propozuar nga kryeministri Edi Rama.
Zyrtarisht sot Presidenca ka listuar dekretet e Presidentit si mëposhtë:
Presidenti Nishani dekreton shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, z. Saimir Tahiri
Presidenti Nishani dekreton emërimin e ministrit të Punëve të Brendshme, z. Fatmir Xhafaj
Presidenti Nishani dekreton shkarkimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Blendi Klosi
Presidenti Nishani dekreton emërimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, znj. Olta Xhaçka
Presidenti Nishani dekreton shkarkimin e ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore, z. Bledar Çuçi
Presidenti Nishani dekreton emërimin e ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore, z. Eduard Shalsi
Presidenti Nishani dekreton shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj,
Presidenti Nishani dekreton emërimin e ministrit të Shëndetësisë, znj. Ogerta Manastirliu
Një ditë më parë gjatë konferencës për shtyp, Nishani shprehu rezerva për kandidaturën e Fatmir Xhafaj në postin e ministrit të Brendshëm, por Kreu i Shtetit u shpreh se nuk e refuzon dot për shkak të Kushtetutës, prandaj fjalën e fundit ia lë ka Kuvendit.
Diskutime rreth kësaj post