Presidenti Bujar Nishani tha sot se Kushtetuta nuk i jep të drejtë të refuzojë kandidaturën e Fatmir Xhafajt si ministër të Punëve të Brendshme.
Sipas tij, ka pasur dëshmi që e akuzojnë Xhafajn si dhunues dhe torturues të personave që kanë gëzuar për vdekjen e diktatorit.
Në një konferencë për shtyp, Nishani tha se nëse do ta kishte në dorë, nuk do ta pranonte Xhafajn si ministër, por kjo është një e kompetencë që nuk ia njeh Kushtetuta e Republikës.
“Në vlerësimin tim kandidatura e ministrit të Brendshëm është e papërshtatshme. Por Kushtetuta nuk ia jep te drejtën Presidentit që të refuzojë një kandidaturë për ministër pasi i vetmi kush që përcakton Kushtetuta është ai i plotësimit të kritereve për të qenë deputet. Nëse do ma njihte të drejtën për ta refuzuar, unë do ta refuzoja kandidaturën e Xhafajt” – tha Nishani.
Diskutime rreth kësaj post