Në ndeshjen Ligës së Parë të Maqedonisë mes Pobedës dhe Shkupit, e zhvilluar në Mogilla, ka ndodhur një incident me konotacion politik, ku dy tifozë kanë hyrë në fushë me flamurin e Maqedonisë
Dy tifozë të skuadrës së Pobedës janë futur në fushë në minutën e 69 të takimit, kanë mbajtur në duar një flamur maqedonas, për t’u treguar të pranishmëve se aty ishte tokë maqedonase.
Ky veprim me shumë mundësi ka qenë i nxitur nga fakti i situatës së trazuar politike në Maqedoni kohët e fundit, ku partitë politike shqiptare janë bërë faktor kyç në formimin e qeverisë së re dhe kërkojnë rritje të së drejtave të popullsisë shqiptare.
Diskutime rreth kësaj post