Takimi i shumëpritur nga dy anët e Atlantikut.
Donald Trump pret sot Angela Merkel me vullnetin për të nxjerrë në pah lidhjet e forta mes dy vendeve aleate pas një sërë mosmarrëveshjesh.
Evropa do t’i kthejë sytë në këtë takim për të parë deri ku dhe me çfarë tonesh, kancelarja gjermane, do të shfaqet përballë presidentit të ri të SHBA-së.
Pas një bisede në Zyrën Ovale, dy drejtuesit do të marrin pjesë në një konferecë të përbashkët shtypi të parashikuar në orën lokale 13:20 (17:20 GMT).
“E respektoj, e pëlqej, por nuk e njoh”, deklaroi Trump në mes të muajit janar.
Ka ardhur momenti për të njohur këtë burrë dhe këtë grua, për stilin dhe për zgjedhjet politike radikkalisht të ndryshme.
Në afrim të takimit, ekzekutivi amerikan nënvizoi forcën e marrëdhënieve me Gjermaninë dhe këmbënguli në faktin që Trump synon të përfitojë nga eksperienca e kancelares, veçanërisht në marrëdhëniet me mësuesin e Kremlinit, Vladimir Putin apo çështjen ukrainase.
Diskutime rreth kësaj post