Nga Anri Bala
Mbas një muaji ngujim, ideatori, që me thënë të drejtën për moshën që ka, flinte gjumë ditë e natë në shtëpi, u zgjua. U zgjua i frikësuar dhe i tmerruar, nga një ëndërr e keqe, e tmerrshme: Çadra ishte shëmbur, e kishte marrë era dhe e kishte përplasur tek SHQUP-i. Asnjë njeri brenda, asnjë njeri rreth e rrotull në oborrin e partisë.
Përpara i doli sivëllai, lugati dhe i tha: Ata kanë ikur në parlament, sepse nuk kishin nga t’ia mbanin. Do të votojnë drejtësinë dhe ty do të japin një litar në dorë, të zgjedhësh, se çfarë do bësh me të: Të varësh veten, të varësh Lulin që të tradhëtoi, apo Metën që të mashtroi. Ideatori, gati sa nuk u rrëzua nga tmerri, por në fakt u zgjua nga ëndrra djallëzore e këtij gjumi të gjatë.
Pa u veshur mirë, si “Kapedani” i filmit, fluturoi drejt çadrës, i veshur me veladon të bardhë, që dukej si qefin të vdekurish. Ju qetësua shpirti, kur e pa çadrën në këmbë, aty në mes të bulevardit përballë kryeministrisë së dashur, që i poshtri “krimineli i krimit… të krimit… të krimit”, i’a kishte marrë.
U fut brenda, por përveç disa të papunëve, askush nuk ishte aty. Sokëlliu e uluriti dhe si me magji banda u mblodh dhe me tërsëllimë zunë vendet. Ideatori i njoftoi: Jemi në luftë, ndaj kush tërhiqet, është i pabesë dhe tradhëtar. Si çdo strateg, intriganti nxorri planin e luftës dhe i’u a paraqiti të frikësuarve. Duhet entuziazëm, por po e shikoj, se forcat po firojnë dhe bashkë me to edhe ndihma ushqimore ndaj, vetëm revolucioni na shpëton. Rinia në shesh, si në kohën e protestës antiamerikane! A e patë si i’u a injektova intrigën, ju drejtua ushtarëve?! I tmerrova duke i paralajmëruar, se po u shkatërruan lendet kimike këtu, kjo rini do sterilizohet dhe nuk ka më as dashuri, as familje dhe as burrëri. Ndaj u ngritën gjithë nxënësit e shkollave të mesme e fillore, universiteteve dhe fillestarëve. Vetëm ky slogani i ri e ngre rininë, që t’i afrohet çadrës: Lëndët toksike do i’u vrasin, sepse do ju prishin “veglat”!
Strategu i intrigës, më në fund e gjeti zgjidhjen. Kur je në hall, të kujtohen edhe miqtë edhe armiqtë, por më shumë ata, që kanë të injektuar në trup genin tënd. Strategu, e gjeti mikun… Massimiliano Ferazzoli, një ish deputet i dënuar për korrupsion, sot, pronari i një portali fantazëm “Pianet Italia” dhe i një kompanie përpunimi mbetjesh toksike, që është rrethuar nga mbetjet.
Massimiliano Ferazzoli, i regjistruar si avokati i Drisla DOO, në faqen e internetit të kësaj kompanie, ka nën pronësi 80 për qind të aksioneve të Ferazzoli S.P.A,
Ferazzoli S.P.A, gjendet në një ndërtesë të madhe, që ka në krahë dy rreshta me njësi industriale, pranë një grope gjigante mbetjesh toksike, në fund të Via Armando Vona. Prostitutat ecin përgjatë rrugëve aty pranë dhe Masimiliano si prostitutë mashkull që është vetë, mund të kaloj kohën në zyrat e asaj ndërtese fantazëm të braktisur, që përveç një makine të parkuar, nuk ka asnjeri brenda.
Strategu e gjeti shumë shpejt gjuhën me Ferrazzolin, sic gjeti dhe gjuhën me partnerët e tij sllavo-maqedonas Drisla DOO, me përfaqësues ligjor Ljupco Svrgovski, ish-kryeprokurori i Maqedonisë dhe një mik i shefit të fuqishëm të policisë sekrete të vendit Saso Mijalkov, si dhe vëllait të tij Vladimir Mijalkov. Ky i fundit, punon si këshilltar pranë drejtorit të Doganës së Maqedonisë.
Pas humbjes së tenderit, bashkëpunëtorët e mafias italiane të mbetjeve dhe ish policët sekret sllav, gjetën rastin të justifikojnë, se përse nuk u bë Landfildi i Shkupit, Drisla, i cili, do përpunonte dhe mbetjet italiane. Kjo për të justifikuar një mashtrim mafioz nga kompania qesharake FCL në pronësi të Ferazzolit me një konto bankare prej 310,744 euro dhe fitim prej 7,715 euro për vit. Ferazzolit i’u dha rasti që me një gurë të vriste dy zogj, të godiste qeverinë Rama për paratë e marra nga miku dhe të justifikonte mashtrimin e parave me bashkëpunëtorët e tij maqedonas.
Strategu e dinte se çfarë bënë shqiptarët në protestën e parë, kundër lëndëve kimike dhe duke parë se tashmë po ngelnin si peshku pa ujë, në dorë të drejtësisë, i’a mbushën xhepin vëllait nga geni Ferazzoli dhe plasën “bombën” me portalin Pianeta, që në faqe, ka vetëm një lajm, orarin kur hapen zyrat e kompanisë fantazëm: “1400 kontenier me mbetje toksike, për t’u përpunuar në Maqedoni, u zhduken në Shqipëri”, që u “panë dhe u verifikuan” nga gjithë farë drejtues halesh dhe pastrues gjirizesh. Italinë e bënë copë, a thua se tani Comorra kishte fituar zgjedhjet dhe mafia e plehërave, kishte vendosur drejtora dhe doganierë, ushtarë e Tottos dhe Provenzzanos.
Asnjë dokument, asnjë fakt, të paktën në nisje, por dokumentat dhe faktet i kishin “brenda”, që nga çadra dhe deri te vrima e qelbur e shpifjes, jo nga Fake News por nga Fake Pushtët. Të pretendosh, se nga doganat e BE-së, nisen mallra me këto përmasa jashtë vendit, pa asnjë dokumentacion dhe me kaq rrezikshmëri, nuk është lajthitje, por injorancë nga poshtërsia.
Të tallesh me veten, duke uluritur se mbetjet e ngurtësuara në kontenier, u lëngëzuan dhe u ngarkuan në autocisterna, zbulohesh ashtu siç je… qesharaku djallëzor.
Të pretendosh se 1400 kontenier me përmasa secili nga 80 metër kub, do futeshin nëpër ca bunkerë qesharak, që gjoja na qenkan tunele, duhet të jesh ashtu siç je në fakt, injorantë që na turpëron me kollaren që do të na vendosësh. Të thuash se 1400 kontenier, u tasportuan nga Durrësi nëpër tunele, për t’u groposur, është një tallje për çdo qytetarë, që ka parë një trailer të ngarkuar me një kontenier.
Një trailer, zë gati 100 metra rrugë me gjithë distancën nga mjeti tjetër dhe për t’u mësuar llogarinë injoranteve, që çuditërisht janë vetëemëruar gazetar, do duhej një autostradë 140 km e bllokuar, pa lëvizur as një metër. Ndaj, mediat e gjirizit, e poshtërsisë dhe paaftësisë, për shpifjet dhe dizinformimet e qëllimshme, duhet të vendosen para drejtësisë.
Kjo është arsyeja që neni 13 duhet të ishte votuar. Por, gjithë gjirizët mediatikë, të mbushur me të tredhur profesionalisht, shpërthyen në ekstazë dhe revoltë, për median e lirë dhe lirinë e medias. Janë aq qesharak me atë që kërkojnë, sa më ngjasojnë me një tufë “eunukësh” që kërkojnë dashnore.
Të thuash, dua media të lirë, se dua të shpif, të mashtroj, të denigroj, të fyej apo të shantazhoj, sepse jam vetemëruar gazetarë, është krim i rëndë. Të flasësh në emër të lirisë, kur ti e përdor për poshtërsi, duke shkelur lirinë e tjetrit, duhet të jesh budalla, që nuk të pranojnë as spitalet psikiatrike. Liria jote merr fund, aty ku cënohet liria ime.
Ndaj Fake News-et, që mbushin vendin, nuk janë gjë tjetër, veçse Fake Pushta, që duhet të dënohen pa helmuar më shumë vendin. Neni 13-të adekuat, njëlloj si Vetting-u.
Diskutime rreth kësaj post