Athina po e ndjek me shqetësim situatën e trazuar në Shkup për shkak të deklaratave të ashpra politike në ditët e fundit, shkruan gazeta greke “Tribune”.
“Situata u elektrizua ditë pas dite ndërsa mbështetësit e kryeministrit në ikje, Nikola Gruevski, dolën në rrugët e qyteteve të mëdha për të protestuar kundër partive të tjera.
Por kundërshtari kryesor i Gruevskit, Zoran Zaev, është përpjekur t’i kontrollojë mbështetësit e vet me frikën e pamundësisë për të vënën nën kontroll situatat që mund të krijohen. Shkupi është ndarë në dy pjesë dhe të dy krahët nuk lëvizin nga qëndrimet e veta.
Ndërhyrjet e BE-së dhe SHBA-ve nuk kanë sjellë zgjidhje konkrete, ndërsa Msoka ka akuzuar BE-në, SHBA-në dhe Shqipërinë se po ndërhyjnë në punët e brendshme të Maqedonisë”, shkruan gazeta.
Përballë këtij zhvillimi të ri dhe destabilizimi në shtetin fqinj, Ministria greke e Mbrojtjes dhe Mbrojtja Civile e kanë parë të domosdoshme marrjen e masave për të forcuar kufijtë.
Specifikisht, Brigada 71, e cila pak muaj më parë bëri një stërvitje në zonën në fjalë, është thirrur në gatishmëri, në mënyrë që në çdo rast të reagojë me forcat e saj speciale.
Drejtoritë e Policive dhe Doganat kanë shtrënguar kontrollet përgjatë kufirit.
Shërbimet sekrete qendrore dhe rrjeti i tyre rajonal po fokusohet në atë çfarë po ndodh në zonë, në mënyrë që vendi t’i paraprijë çdo situate që mund të krijohet në kufi.
Diskutime rreth kësaj post