Ministri i Brendshëm në largim Saimir Tahiri ka përkujtuar 9-vjetorin e tragjedisë së Gërdecit. Ai ka kërkuar ndjesë për familjarët e viktimave për ato që mazhoranca nuk mundi dot të bëjë për të vendosur drejtësinë në vend.
“Sot është një ndër ditët më alarmante që na kujton ne padrejtësinë e madhe në gjykata. 9 vite më parë humbën jetën 26 qytetarë, mes tyre fëmijë. Kërkoj ndjesë personale për gjithçka nuk bëmë dot ndaj atyre që shkaktuan tragjedinë”, deklaroi Tahiri.
Këtë deklaratë ai e dha gjatë një tryeze për procesin e dorëzimit të armëve që u shty deri në fund të vitit.
Në janar policia nisi fushatën për dorëzimin vullnetar të armëve pa leje për ti shpëtuar përgjegjësisë penale, afati i të cilës ishte deri më 30 prill.
Diskutime rreth kësaj post