Policia e Tiranës në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, kanë bërë të mundur arrestimin dy personave të tjerë që ishin shpallur në kërkim në lidhje me grabitjen e ndodhur disa javë më parë në rrugën e Rinasit.
Siç bëhet e ditur, në pranga janë vënë Aleksander Murataj, 41 vjeç, dhe Dritan Sinani, 43 vjeç, të dy banues në Tiranë
Ata dyshohen se janë përfshirë në grabitjet me armë të vlerave monetare në rrugën e Rinasit.
Nga se bëhet e ditur, Aleksandër Murataj është vëllai i të dyshuarit kryesor, si kreu i grupit të grabitësve të parave në segmentin Qafë Kashar-Rinas, Admir Murataj.
Pas këtyre arrestimeve shkon në 9 numri i personave që janë vendosur në pranga nga banda e grabitësve në rrugën e Rinasit.
Diskutime rreth kësaj post