Atë e rrahën barbarisht atë natë. Askush askurrë nuk mori përgjegjësi për ngjarjen. Pas kësaj, nuk rikthehet në gazetë, por në vendlindje, në fshatin Miras të Korçës.
Qeveria Nano, i akordoi një pension të veçantë. Shumë gazetarë shkruan opinione për Zamir Dulen, por askush nuk realizoi intervistë me të, pasi ai kurrë nuk pranoi te flasë.
Rudina Xhunga, më 26 qershor 2003, realizoi një intervistë me nënën e Zamirit, Qerime Dulen.
Dritare.net ka shkëputur një moment nga kjo intervistë, ndërsa është rikthyer në vëmendje ’97.
Çfarë bën Zamiri kur shikon televizor, çfarë thotë?
Llafos, po ku e di unë çfarë llafos, kush ia vë veshin. Mua më vjen keq dhe iki, ngaqë nuk e duroj dot, them të arrijë djali deri këtu.
Ti e di sa gazetar i mirë ka qenë Zamiri?
Po ku e di unë?! Ka disa që thonë se shkruante keq, prandaj edhe e rrahën dhe e torturuan. Kur e sheh Berishën në televizion thotë, “hë, Berisha, e lavdërojnë Berishën, sikur nuk e dimë sesi ka qenë, prej Berishës i patëm këto kusure”.
Po kur sheh Nanon çfarë thotë?
Kur pa në televizion që e shoqja e Nanos kishte shkuar tek jetimët, tha, “ja shiko, për mua nuk pyet njeri, mama, ja e shoqja Nanos ka vajtur atje te jetimët. Për ne nuk do t’ia dijë njeri se çfarë hamë e çfarë pimë.” Me 20 mijë të babait, jetojmë”.
Diskutime rreth kësaj post