Mbrëmjen e së dielës ka ndodhur një shpërthim me eksploziv në një mjet në zonën e Malësisë së Madhe në Shkodër.
Lënda eksplozive është vendosur tek një mjet që dyshohet se është në pronësi të një polici të doganës së Hanit të Hotit.
Mjeti ishte i parkuar pranë shtëpisë së tij.
Raportohet vetëm për dëme materiale.
Mjeti me targë SH7692C që ka shpërthyer me lëndë eksplozive është në pronësi të Sokol Gobeti, 50 vjeç, me detyrë punonjës policie në doganën e Hanit të Hotit.
Mjeti ka shpërthyer teksa ishte i parkuar para banesës ne fshatin Pjetroshan, ndërsa nuk dihen ende motivet dhe shkaqet. Forca police kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet.
Diskutime rreth kësaj post