Në emisionin “Debat” Hashim Thaçi tha se Ushtria e Kosovës do të bëhet në kordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian.
Sipas tij, nuk ka kthim mbrapa.
“Askush nuk ka pse të befasohet. Ushtria e Kosovës do të bëhet në kordinim me faktorët relevantë ndërkombëtarë. Kanë qenë të konsultuar dhe të informuar për të gjithë procesin. Më herët janë informuar dhe konsultuar edhe partnerët e kualicionit dhe Kryetari të Kuvendit. Gjithçka është ligjore. Presidenti ka të drejtë të ngrejë çështje. Si komandant suprem i Forcave të Armatosura të Kosovës vlerësoj se kjo çështje duhet të mbyllet njëherë e përgjithmonë. Falemnderoj veçanarisht Kryetarin e Kuvendit të Kosovës,, Kadri Veselin”, tha gjatë intervistë ne emisionin “Debat”, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Diskutime rreth kësaj post