Emri që po lakohet është ai i zv.kryeministrit Niko Peleshi.
Vetë Tahiri pritet që të dalë në një konferencë për shtyp, për të shpjeguar dorëheqjen e tij.
Vendimi vjen pas një takimi që ai ka pasur sot me kryeministrin Edi Rama.
I cilësuar nga opinioni publik si një nga ministrat më të suksesshëm të kabinetit Rama, Tahiri ishte vënë prej kohësh në qendër të akuzave të PD-së dhe opozitës.
Dorëheqja e tij shihet si një lëvizje e përgjegjshme e mazhorancës për të zgjidhur krizën politike të provokuar nga PD, krizë e cila ka bllokuar jo vetëm jetën parlamentare, por edhe raportet e Shqipërisë me SHBA dhe BE.
Me heqjen e alibisë “Tahiri” dhe retorikës për përdorimin e policisë në zgjedhje, pritet të shihet nëse opozita do dalë nga çadra dhe do votojë Reformën në Drejtësi, mosvotimi i së cilës shihet masivisht si arsyeja e vërtetë e protestës.
Diskutime rreth kësaj post