Është shtyrë sërish seanca gjyqësore ku pritej të bëhej ballafaqimi mes të arrestuarit Emiljano Shullazi dhe biznesmenit Ylvi Beqaj, i cili është kërcënuar nga Shullazi.
Ky i fundit ditën e djeshme u shtrua me urgjencë në spital për t’ju nënshtruar një operacioni. Në këto kushte edh seanca e sotne për të shumtën herë radhazi, nuk është zhvilluar.
Dhjetëra forca policie shoqërojnë në një spital privat në Tiranë Shullazin.
Biznesmeni Ylvi Beqja rrëfeu në prokurori se si iu morën 550 mijë euro, nga Shullazi dhe banda e tij nëpërmjet kërcënimit.
Ngjarjet kanë ndodhur në vitin 2014, pasi Beqja ishte takuar me Shullazin në makinën e tij të blinduar në Tiranë te “21 Dhjetori” dhe i kishte kërkuar ndihmë për regjistrimin e ish-hotel “Vollgës” në Hipotekën e Durrësit. Nga aty nisi një histori e gjatë gjobvëniesh.
Diskutime rreth kësaj post