Prej disa kohësh, drejtuesit e mediave online janë ankuar herë pas here, se kanë marrë kërcënime për dhunë apo me jetë. Disa prej tyre kanë zgjedhur t’i publikojnë kërcënimet me foto apo deklarata të ndryshme, e disa nuk i kanë marrë seriozisht ato, teksa i kanë ironizuar thjesht me një status në rrjetet sociale.
Por situata u “ndez” goxha, para zgjedhjeve të përgjithshme! Me sa duket, thirrjet e liderit të opozitës Lulzim Basha, për të tërhequr “njerëz zvarrë në bulevard e sheshe”, kanë filluar të zbatohen me përpikmëri dhe kanë marrë përgjigjen e menjëhershme nga militantët apo fanatikët, që kanë nisur “gjuetinë e shtrigave”, kundër të gjithë atyre që flasin apo guxojnë të “njollosin” imazhin e partisë. Rrahja barbare e gazetarit Elvi Fundo e tregon më së miri këtë!
E themi këtë pasi, deri në momentin që nuk kemi ende emra autorësh, apo zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, edhe pse pretendimet e gazetarit janë të qarta, retorika e dhunës e liderit të opozitës është kthyer tashmë në një alibi, për të gjithë ata të që kanë kurajon të ngrejnë dorën dhe të dhunojnë me pasoja të rënda një përfaqësues të fjalës së lirë.
Gazetari Fundo pretendon, se dhuna e shkaktuar ndaj tij ka të bëj me denoncimet e njëpasnjëshme nga media që ai drejton për “bosat”, drejtues të mediave të lidhur me botën e krimit… Pra, gazetari i dhunuar barbarisht, i njeh autorët! Nëse kjo është e vërtetë, deklaratat e liderit Basha për dhunë ndaj çdo elementi që “dëmton” e tij nga çadra konfondojnë hetuesit, duke dhënë policisë një alibi të dyfishtë për çdo rast dhune kundër kujtdo gazetari, zyrtari apo drejtuesi të lartë.
Pra Fundo dyshon tek drejtuesi i medias, për shkak të lidhjes që ai vetë bënë si gazetarë, por policia duhet të dyshoi dhe të ndonjë kontigjenti tjetër që ka “dëgjuar” në TV thirrjet për dhunë të Bashës, e kjo sigurisht nuk i ndihmon aspak hetimet. Si përfundim, deklaratat për dhunë të Bashës, në rastin më të keq, ndihmojnë kriminelët për të pasur alibi për të gjitha rastet e dhunës, që mund të manifestojnë kundër çdo personi, që guxon e flet kundra tyre!
Për të mos u ndalur vetëm tek një deduksion gazetaresk, mbrëmjen e sotme në redaksinë e gazetës Zathur.net, mbrriti një mesazh nga gazetari Aleksandër Ndoja. Gazetarit në fjalë, i ka shkruajtur përmes rrjetit social një person i njohur prej tij, i cili pretendon se dhe ai duhet të bëj kujdes e të ruhet, pasi Partia Demokratike ka një “Black List” (Listë të Zezë) për të gjithë gazetarët që guxojnë të flasin përmes parimit të së vërtetës… kundra saj.
Sipas personit që komunikon gazetari Ndoj, ai e disponon këtë listë në qytetin ku banon, Athinë. Personi në fjalë pretendon se e ka parë personalisht emrin e gazetarit në këtë listë dhe duke qenë se ka respekt për të, e “këshillon” miqësisht gazetarin të kthehet idiologjikisht me PD, ndryshe e pret “dajaku” nga disa grupe të ngritura posaçërisht për dhunë në qytetin e Rrëshenit, por dhe në vende të tjera të Shqipërisë.
Gazetari fillimisht ka përdorur një gjuhë të rëndë, sepse u ndje i kërcënuar nga fjalët e personit të cilin po e paralajmëronte dhe për të treguar se nuk i trembej aspak. Por më pas kur ka kuptuar se mesazhi i të njohurit prej tij nuk ishte një shaka, i ka komunikuar se të gjitha pretendimet do t’i a kalonte Prokurorisë, pasi kërcënimi ishte real. Gazetari Aleksandër Ndoja sqaron për Zathur.net, se ai nuk është anëtarë i PS në Mirditë, por gazetari me profesion, punon dhe si specialist në Bashki dhe administron faqen e saj. Kaq ka mjaftuar që bashkëqytetarët e tij ta fusin në “Black List” sepse është i lidhur me Partinë Socialiste.
Dhuna ndaj gazetarëve, qoftë fizike apo psikologjike, legjitimohen ideologjikisht nga thirrjet për dhunë të liderit Lulzim Basha dhe shpurës së tij. Ngjarjet që po ndodhin apo priten të ndodhin, nuk janë asgjë më shumë se, një kronikë e paralajmëruar prej tij. Kjo vërtetohet katërcipërisht me deklarata e djeshme të Bashës për ngritjen e komiteteve të Shpëtimit Kombëtar në gjithë Shqipërinë natyrishtë me seli çadrash, për të mos mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve deri në “mosbindje civile”./Zathur.net/
Më poshtë në foto, mund të lexoni bashkëbisedimin e gazetarit me personin që për çështje të hetimit, gazeta ka preferuar ta mbaj anonim.
Diskutime rreth kësaj post