Pavarësisht se konfondohet me profesionin më të vjetër në botë, Basha e quan lëvizje të re politike. KURVA (Korrupsion, Unitet, Rezistencë, Vetting, Albania) është një përshkrim korrekt i asaj që Basha dhe Meta po përpiqen ta bëjnë de facto. Jetojmë në një kohë me aq informacion, sa që vështirë se ky brez i sotëm shqiptarësh do ta gëlltisë MAGA-n. Edhe bufi e kupton që çadra në bulevard është një rezistencë e drejtëpërdrejtë, flakë për flakë e Vettingut, bën muuu.
Kaq të fuqishëm janë të korruptuarit në Shqipëri sa po e djegin Bashën e shkretë ditën për diell. E kanë nxjerrë në bulevard, i thonë rri aty si qen, i thonë rri aty, vdis në çadër, deri sa të bllokosh Vettingun. Fatkeqësisht është e njëjta fabul kurbanizimi mbi të cilën funksionon Mafia e Cosa Nostra.
lmagjinoni, jemi vetëm një muaj para fillimit të fushatës elektorale, por Mafia e të korruptuarve as që do t’ja dijë se po e çojnë partinë për “dhjamë qeni” me çadrën që i kanë afruar.
Basha është viktima e vetëm e kësaj historie, dhe nuk ka më asnjë dyshim për këtë. Jo thjesht për faktin se çadra u katandis pa asnjë rezultat, por mbi të gjitha, se ai tashmë e identifikoi veten me të korruptuarit.
Basha la të kuptohej shumë qartë se ai dhe krahu i tij në PD janë mbrojtësit dhe zëdhënësit e të korruptuarve në Shqipëri dhe se këta të fundit janë financuesit e vërtetë të PD-së. Trishtuese./Pamfleti.com
Diskutime rreth kësaj post