Shkëlzen Berisha u thërrit plot dy herë në Komisionin Hetimor Parlamentar për të dhënë shpjegime për qindra mijëra euro të cilat kanë kaluar në llogarinë e tij bankare, teksa babai i tij, Sali Berisha, kryeministër i Shqipërisë, përfundonte procedurat për privatizimin e kompanisë më të madhe shtetërore nga CEZ.
Edhe pse shpeshherë i akuzuar nga shumë biznesmenë si sekser i babait kryeministër, Shkëlzen Berisha kurrë nuk ka dhënë asnjë shpjegim lidhur me akuzat që i janë bërë.
Përkundrazi, një pjesë të milionave të marra ndër vite si rryshfet, i ka investuar në disa portale lajmesh, që nuk bëjnë asgjë vecse fabrikojnë shpifje dhe hedhin baltë mbi cdokënd që e akuzon.
Të dy herët që u thërrit në komisionin hetimor parlamentar për të shpjeguar arsyen përse plot 200 mijë euro gjëndeshin në lloagrinë e tij bankare, të dërguara nga njerëz qartësisht të lidhur me kompaninë ceke, Shkëlzeni jo vetëm që nuk foli, por as nuk pranoi të bënte betimin, cka ligji shqiptar e ka të detyrueshëm për cdo dëshmitar.
Dhe sigurisht, për të larguar vëmendjen nga akuzat që i rëndojnë mbi shpatulla, urdhëroi portalin e tij të fabrikonte shpifjen e radhës, këtë herë jo mbi kryeministrin Rama, por mbi bashkëshorten e tij, Linda.
Njëlloj si shpifjet dhe sajesat në prag të fushatës elektorale të vitit 2013 dhe njëlloj si shpifjet dhe sajesat që ish- kryeministri Sali Berisha fabrikon për cdo familjar të kundërshtarit të tij politik, duke shpresuar që ato të ngjajnë sado pak përpara opinionit publik me familjarët e tij kur ai ishte në pushtet.
Por, Linda, ndryshe nga Shkëlzeni, ka një karrierë të pasur profesionale, që daton herët, shumë kohë përpara se të njihte e më pas të martohej me Edi Ramën, atëherë lider i opozitës.
Linda, ndryshe nga Shkëlzeni, cdo angazhim të marrë përsipër e ka deklaruar pranë institucioneve përkatëse, me transparencë dhe përgjegjshmëri të plotë.
Linda, ndryshe nga Shkëlzeni, është e njohur në Shqipëri si një ndër ekonomistet më të zonja, me një përvojë të spikatur në administrimin publik, me një eksperiencë akademike të gjatë në mësimdhënie dhe me një bashkëpunim 20 vjecar me institucione dhe organizata ndërkombëtare financiare dhe jo financiare falë ekspertizës së saj tepër të kualifikuar.
Linda ka zgjedhur qartësisht të ketë profilin e një gruaje që ushtron profesionin e saj, të papërzjerë në asnjë rast me detyrën e bashkëshortit kryeministër, të një qytetareje tepër korrekte dhe të kujdesshme me këdo dhe që respekton plotësisht ligjet, kodin etik dhe etiketën e Shtetit shqiptar.
Dhe cka më e rëndësishmja, në ndryshim nga 200 mijë eurot e Shkëlzenit që gjenden në llogarinë e tij bankare, akuzat ndaj Ramës janë fjalë pazari, të fabrikuara nga po të njëjtët njerëz që mesa duket ndërsa kujtojnë historinë e tyre të sjelljes ndaj shtetit dhe pushtetit, ende nuk arrijnë të besojnë që ajo kohë ka përfunduar sëbashku me ta.
Frika nga drejtësia post-vetting do t’i detyrojë portalet e Shkëlzenit të vazhdojnë të hedhin baltën e tyre të përditshme.
Në fund të fundit, për këtë paguhen. E po të mos hedhin baltë, Shkëlzeni u pret rrogën!/TemA
Diskutime rreth kësaj post