Nga Anri Bala
Ju, që na keni bërë për të qarë gjithmonë, me shtëpi e me rracë, nuk jeni ngritur sot për të mos qarë nesër. Ju nuk e kuptoni, e kur them “ju”, ajo që ju përfaqësoni, është e vdekur e pakallur. Ju na keni bërë të qajmë të gjallët, ndaj nuk vlen loti juaj për atë që nuk vdes kurrë… demokracinë!
Ju, nuk flini në çadër për ne, ju fshiheni aty për JU, për t’u mbrojtur me historirat e Robin Hud, të treguara nga i juaji Robin M*t, ashtu siç i ka bërë vendet kudo dhe kurëdoherë që ka drejtuar. Ata, të gënjyerit dhe të zhgënjyerit, shumë shpejt do të i’u braktisin me gjithë kauzën që mbartin me vete sepse ata e kanë një kauzë. Ndërsa ju, do ngelni “lakuriq dhe të dregosur”, në atë qese stërmadhe pisllëqesh.
Nuk kisha ndërmend as t’u hidhja sytë, por revoltën ma injektuan ca opinionistë të “pavarur,” që marrin përsipër të ndihmojnë kryeçadrën, në grahmat e fundit të tij dhe bandës së tij , për të “mbushur” çadrën sepsa aty na qenka “shpëtimi”.
Nuk dua të bëjë analiza, sepse anal-istë të famshëm kemi boll, të të gjitha llojeve, e që tani më hapur se kurrë, kanë dalë në log, në “bash të qejfit e muhabetit”, ku të ekzaltuar nga bejtexhinjtë e panumërt në tallavan “Çadra e Lirisë”, mbledhin pjesë nga folklori i bordellos politike, e i kthejnë në këngë vajtimi të shumtat dhe këngë “hallku” të paktat .
Tani të gjithë anal-istët, janë në shkëlqim, por nuk ndrisin… veçse nxijnë veten me blozën që lëshojnë. Nuk mundem të rri, pa i dhënë një përgjigje anal-istëve të vjetër që i janë bashkuar “Hanit të Diko Beut” dhe gjithë atyre anal-istëve, që na këshillojnë ne të rinjëve, që nuk kemi vjedhur e shitur akoma vota dhe zgjedhje, të fusim kokën në çadër. Ne, që nuk kemi bërë asnjë krim, të bashkohemi me ata, që kanë frikë të dalin nga çadra?! Futuni, futuni por mendohuni si do të dilni, të dhjerë por krenarë apo të ndershëm me brekë nëpër këmbë.
Mirë që na joshni ta “hamë,” po pse ne?! Futuni vetë dhe provoni të dilni! Trembeni? A e dini pse?!
Sepse ju nuk keni as një moral, asnjë kauz, as ide, por pretendoni se keni një qëllim: Jeni bërë “çadrist” për “votën e lirë”….që ne nuk “e duam”, kurse ju mallëngjeheni për të. Mos u bëni qesharak, sepse ju keni qënë bashkëpunëtorë dhe shtytës për të masakruar votën e këtij populli për 25 vjet, duke sfiduar dhe diktaturën. Ju doni votën e lirë, apo votën e fshirë, siç bëri kryeçadra me bandat e tij në 2011-ën?! Ju jeni bashkëpuntorë në krim.
Por ju o “ajka e kombit”, nuk skuqeni e as nuk zverdheni, që dilni e protestoni krahë kryehajdutit të votës dhe pushtetit, dhe atyre si puna e tij, që e kanë coptuar këtë vend duke e grabitur ?! Ai vend, është “vakef” i gjakosur dhe damkosur, ndaj të paktën ju, “konellapsa” mediatik largohuni, apo bëni “qorrin” duke përkëdhelur “horrin”.
Nuk flas për qytetarët, sepse çdo njeri mund të protestoj edhe i gënjyer edhe i zhgënjyer, por flas për ju, gënjeshtarët , që qani pa lot, sepse nuk dini se çfarë të bëni, për t’i shpëtuar nga “mati” i pashmangshëm “kriminelët” tuaj të dashur, duke vendosur një barrikadë për drejtësinë.
Qeveria teknike e kryeçadrës një përrallë sepse të ëndërrosh nuk të ndalon askush , por të dhurojnë fronin se ti e ke parë në ëndërr, është përçartje e sëmundjes së rëndë “karigomania”. Receta që do t’i u bëjë mirë është: “Pushteti fitohet nuk dhurohet”. Fusha e meidanit është përgatitur …ka një vend dhe ka një datë edhe për ju.
Nuk ka asnjë frikë, se zgjedhjet do të vidhen, sepse “do të” është koha e ardhme. Nuk ka asnjë provë të vetme, për çfarëdo të ndodhë, sepse kurrë kjo qeveri nuk ka bërë zgjedhje dhe ju, që keni bërë disa herë, keni një njollë, jo si parashikues, por si hajdutë. Qëllimi i vetëm është: Destabilizimi dhe futja në kalendat greke e Reformës në Drejtësi, gjë që nuk ka për të ndodhur kurrë …”newer” thanë partnerët europian që po i’u çmbështesin.
Nëse nuk hiqni dorë nga paranoja, ves që e keni fituar nga vëndi ku jetoni, si pasoj e “miellit” të keq, më zi për ju, sepse nuk do gjeni askënd t’i u ndihmoi të dilni nga çadra . Ju do doni shumë dhe shumë shpejt të dilni, por nuk do mundeni, sepse populli nuk është “çadra”, populli është gjithëandej. Nëse do vazhdoi të rritet zëmrimi ndaj jush, do përgjigjen me më shumë dhimbje se sa e mendoni.
Mos u gënjeni nga ata mendimtarë “anal-isto- shkarravitësa” që kanë qenë “byth e brek” me ju që i’u thonë se ky “pis milet” ka harruar! Ju gënjejnë, sepse ky është profesioni i tyre. Ne të “djegurit” për drejtësi nuk harrojmë, sepse nëse do kishim harruar, do të ishim aty me ju, duke ngrënë qofte.
Nuk besoni?! Po ju qytetarë, do më besoni apo më mallkoni kur t’u a kujtoj edhe nëse ju “gënjej” me faktet dhe provat se nuk kam harruar. Na kanë bërë shumë herë të qajmë, në vitet 96’… 97’… 98′. Besoj se përveç 1996, nuk e keni harruar 2011 kur vodhën, përvetësuan, vranë dhe morën peng kryeqytetin, me ca hajdutë, që në sytë e të gjithë shqiptarëve me zë dhe me figurë, bënë një shfaqje të turpshme…, se si bandat në pushtet, bëjnë zgjedhje të “ndershme” dhe të eleminojnë aty në mes të rrugës së madhe.
Edhe Enveri, nëse do të ishte gjallë, do i kishte zili menyrën “orgjinale”, se si i numëruan votat, nën moton: “Populli voton, partia numëron!” Por më spektakolar, është shfaqja e tyre në 2013, ku vajtuan dhe uluritën, se nuk kishin humbur, por opozita i’u a kishte vjedhur votat. Akt politik, më qesharak dhe për të ardhur keq njëkohësisht, nuk ka! Një bravo e madhe, për opozitën “hajdute” dhe një pështym në surrat, për hajdutët profesionistë, që nuk dinë të ruajnë plaçkën e vjedhur edhe pse i kishin të gjithë pushtetin për ta bërë!
Unë, të them të drejtën nuk besoj, se i vodhi kush! Ata, aq keq janë çoroditur, sa nuk i besojnë as xhaketës, e si çdo hajdut, i ruajnë xhepat edhe nga gruaja në shtëpi. Ata nuk kanë farë problem me votatat e lira ato kanë një hall të madh, ata nuk dinë, se si të dalin nga çadra. Më e mira është t’i këshilloni, që të dalin para gjithë atyre që i’u kanë dhënë “besën”, duke u kërkuar një falje të ndjerë e të deklarojnë: Në 2013-tën, ishin zgjedhjet më të mira të bëra ndonjëherë, që nga lindja e shtetit shqiptarë! A e dini pse?! Për të mburrur veten se keni bërë edhe ju një herë të vetme zgjedhje, të pranuar dhe çertifikuara nga ndërkombëtarët, por duke e harrur fjalën ,”na vodhën” që të mos asgjësoni veten si “dëshmorë politik”.
Një pyetje me përgjigjje, do t’i u bënte çdo qytetari i këtij vendi me pak logjikë:
Nëse ju i qëndroni asaj, që keni thënë se, opozita i vodhi votat në 2013 kur ju kishit të gjithë “teknikën” për t’i ruajtur ato, atëherë lind pyetja, seriozisht e keni se “gjysëm teknika” do t’i u ruaj votat ju?! Vërtetë kaq naiv jeni që kërkoni “gjysma gjelin” të bëjë drejtësi. Kur ju i kishit të gjitha dhe ata nuk kishin asgjë… ju vodhën, tani që nuk keni asgjë, doni t’i ruheni “hajdutit”?! Ju, e pakta që mund të kërkoni, është që ta provoni veten, ashtu siç jeni katandisur, sepse ka edhe më keq.
Një akuzë si përgjigjje dhe një këshillë që do t’u jepte çdo qytetar i këtij vendi me pak logjikë:
Ju, që keni bërë për të qarë nëna, baballarë, gra, motra e vëllezër, jeni ngritur për të mos qarë nënat, gratë, motrat dhe vëllezërit tuaj, kur t’i u shikojnë pas hekurave të burgut. Ju, po mashtroni, për të mos vjellë lugën e helmosur të çorbës që keni ngrënë, pasi e keni gatuar vetë.
Mos harroni 2013 dhe britmat tuaja: “Na vodhi opozita ndaj humbëm!” Harrojeni paranojën, do na vjedhë pozita. “Teknikja”, as opozitë e as pozitë, nuk ju shpëton nga disfata edhe sikur të bëhet. Të tremburin edhe hijet e frikësojnë. Nuk është as “mishi as peshku” qëllimi juaj, por është peshku që do hani, që ju tmerron! Ndaj pregatitun, ose gjeni një mik, që të dilni gjysëm të “pëgër” nga ajo çadër, që do i’u vdes politikisht. /Zathur.net/
Diskutime rreth kësaj post