Reforma në drejtësi është kryefjala e debatit publik e politik në Shqipëri. Kjo për një arsye shumë të thjeshtë. Çadra e PD-së e cila është ngritur prej 10 ditësh në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” po bën çmos që të pengojë zbatimin e reformës në drejtësi, e cila ka si pikë kyçe, Vetting-un.
Partia Demokratike e cila nga fillimi në fund të procesit të reformës ka nxjerrë stërkëmbësha, këtë herë ka dalë hapur kundër Vetting-ut duke braktisur komisionet parlamentare dhe Kuvendin, duke pamundësuar kështu ngritjen e institucioneve të Vetting-ut që kanë javën e parë të marsit si afat ligjor.
Por, krahas çadrës së vetmisë së madhe të PD, çadrës së ngujimit për t’i shpëtuar drejtësisë së vërtetë, mbi 50 organizatat më në zë të shoqërisë civile kanë ndërmarrë një peticion duke mbledhë firma nga qytetarët në çdo qytet të vendin, në mbështetje të Vettingut.
Më herët Shoqëria civile i dërgoi edhe një letër krerëve të grupeve parlamentare, atyre të partive politike, Presidentit të Republikës si dhe ambasadorëve Lu, Vlahutin dhe Borchardt, ku ju bëhet thirrje të shpëtojnë Vetting-un dhe reformën në drejtësi.
Stendave të ngritura në mbarë vendin nga shoqëria civile ju janë përgjigjur masivisht qytetarët, duke i dhënë një përgjigje të qartë atyre që së duan Vetting-un dhe duke rikonfirmuar edhe njëherë se reforma në drejtësi mbetet ajo që shqiptarët kërkojnë çdo ditë e më shumë nga klasa politike.
Sipas burimeve nga organizatorët, bëhet me dije për Lexo.al se në harkun e 5 ditëve janë mbledhur plot 25 mijë firma në terren dhe mbi 800 në platformën online www.shpetovetingun.al nga qytetarët nga të gjitha qytetet e Shqipërisë ku janë ngritur stenda të Shoqërisë Cilive “Pro Reformës”.
Një shifër kjo që shemb njeherë e mirë çadrën e Bashës e Berishës, të cilët mallkojnë çdo ditë qytetërt që i janë bashkuar stendave të shpëtimit të Vettngu-ut duke lënë në vemti çadrën e tyre antivetting.
Nga çadra e vetmisë së madhe PD bën mitingje me ata që nuk e duan vetting-un, duke sulmuar papushim të gjithë shqiptarët që e kërkojnë me ngulm atë. Nuk ndalet me kaq, por sulmon vazhdimisht edhe SHBA-të, BE-në e gjithë mbështetësit e një reformë të sistemit tonë të drejtësisë.
Tërësisht në kundërshtim me atë që thonë sondazhet, ku qytetarët shprehen plotësisht dakord Pro Vettingut, PD nga çadra ku është ngujuar për të penguar Vetting-un me një grusht njerëzish flet tanimë hapur se s’do ketë vetting./Lexo.al
GALERIA E FOTOVE NGA E GJITHE SHQIPËRIA:
Diskutime rreth kësaj post