Pas publikimit të një lajmi nga disa portale pranë PD-së, ku thuhej se kontenierë me mbetje që vijnë nga italia po hyjnë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme ka reaguar edhe Prokuroria e Përgjithshme.
Ajo e ka hedhur kategorikisht poshtë këtë informacion të rremë që portalet pranë PD-së e kishin marrë nga një portal italianpa kredenciale që nuk njihej as nga google. Prokuroria shprehet se nuk ka asnjë hetim mbi këtë lajm të shpërndarë, madje në takimin ndërmjet Llalës dhe Drejtorit të Antimafias Italiane, Franko Roberti nuk është diskutuar diçka e tillë.
Prokuroria e Pergjithshme njofton se: Nuk ka ndonjë hetim lidhur me sa pretendohet në një shkrim të shpërndarë pasditen e sotme, lidhur me hyrje të mundshme në mënyre të paligjshme të konteniereve me mbeturina. Gjithashtu, në takimin ndërmjet Prokurorit të Përgjithshem, z. Adriatik Llalla dhe Drejtorit te Antimafias Italiane, z. Franko Roberti, nuk është diskutuar një çeshtje e tillë.
Pra e gjitha ishte një fakë neës, lajm i rremë i krijuar nga konsulenti pro rus i Bashës, Aron Shave.(Lexo http://lexo.al/konsulenti-pro-rus-i-bashes-prodhon-fake-news-per-mbetjet-njelloj-sic-i-krijonte-ne-mal-te-zi-kunder-anetaresimit-ne-nato/ )/Lexo.al
Diskutime rreth kësaj post