Nuk e kemi vënë re por kur Gadishulli dremiste mbi rehatinë provizore, ajo shkëndija e vogël që shpertheu na dukej qesharake.
Une kam qenë më i vogel sesa sot dhe skepticizmin e kisha më të madh se mosha por sot që jam më i rritur, skepticizmi është zvogëluar për shkak të arsyes.
Nëse analiza bëhet më racionale dhe më e ftohtë në keto dite të ngrohta fillimpranvere, ia vlen te permendesh nje te kaluar politike jo dhe aq te fresket qe fatmiresisht, shkundi establishmentin politik shqiptar.
Jemi me fat apo jemi të nëmur që politika ka nëpër këmbë një forcë politike si Levizja Socialiste per Integrim?
Ne Greqi, Syriza e Aleks Cipras-it lindi vone e teper vone u kujtua te demaskonte dallaveret e nje sistemi politik qe edhe Bashkimit Evropian ia kishte atashuar trushkurtesine, burokracinë me indiferencen korruptive te vendeve anetare.
Turqia pergatiste fshehurazi permbysjen e laicizmit me luften brenda llojit.
Maqedonia, maqedonoste multikombesine e saj me lideret shqiptare te orientalizuar drejt materializmit.
Kosova, kendonte dhe kercente tallava nen prudencen amerikane.
Mali i Zi vazhdonte kontrabanten me Italine duke ia lene kopilin ne derë Shqiperise.
Serbia, si paciente budallaqe&fodulle refuzonte ndihmen e doktorëve me shkolle dhe preferonte mjekesine popullore te ortodoksizmit demode nacionalist.
Bosnje-Hercegovina ishte po aty por nuk pergjigjej kur i bënin apelin ne shkollen e natës së Ballkanit…
Ilir Meta ka bere nje revolucion ne heshtje.
I pari qe shkundi klasen politike ballkanase post ’90 dhe pavaresisht moshes se re, diti ta mjekoje trajektoren e perthyer te plagosur te establishmentit renegat.
Ndryshe nga partite model zhardhoku prej patates mëmë, LSI-ja e tij ka zgjeruar kufinjte lokalistë fillestarë të Skraparit dhe sot, anetaresia, strukturat dhe perfaqesimi ne Parlament tregojne se kjo parti rritet kombëtarisht falë punes dhe integrimit.
E nisi me 5 deputetë kur ishte ne opoziten e opozites dhe me pas kur integrimi i vendit bente thirrje, fatmiresisht kjo parti u be sebep ne liberalizimin e vizave.
Bertiti kjo parti politike kur kushtetuta arrnohej per hesap te dy partive te medha qe kujtonin se paskesaj do ia fusnin LSI-së por qe fatkeqesisht dhe fatmiresisht ia futen njera-tjetres.
LSI mes zullumit te parazgjedhjeve kombetare, braktisi nje koalicion qeverises me te djathten e konsumuar ne 2013-ën, dhe kur rierdhi ne qeveri me njerkën e saj, nuk rrembeu pjesen e luanit (jo Luan Rames :)) pavaresisht rezultatit spektakolar.
Paçka diabolizmit me qeverine Rama keto 4 vitet e fundit, u tregua pragmatiste dhe i ndeshkoi njerëzit e saj më tepër fatalisht ne betejen kunder korrupsionit.
Me te djathten opozitare flirtoi porsi me konviktoren naive qe ka ardhur rishtas ne Tirane, dhe nuk eshte faji i tij pse konviktorja nuk e kupton dot flirtin provizor pa marre ende diplomen.
LSI ka treguar me teper fleksibilitet dhe atakim ne qeverisje ndaj ia vlen ta admirosh dhe tu thuash partive te vogla qe per tu rritur, duhet guxim prej skraparlliu dhe rafinim prej dibraneje….
Shaka, thjesht shaka reçenca e fundit. Fatmiresisht ky sistem politik qe kemi ngritur mes dallavereve ka prodhuar organikisht nje force politike të tretë që për nga rëndësia të kujton hoxhën, priftin apo babain e teqesë. Kur të martohesh, lerua klerikeve ta provojne nëse ia vlen martesa dhe çfarë nuse ke marrë?
Si për dreq edhe 18 qershori e dielë bie.
Ilir Meta, me kë do të martohemi kësaj here?
Diskutime rreth kësaj post