Në fushatë si në pushtet, Donald Trump ka ndërmarrë sulme të dhunshme ndaj mediave. Ai ka kaluar në një fazë tjetër tashmë duke u parashtruar kufizive disa prej tyre.
New York Times, Los Angeles Times, CNN, Politico:Disa institucioneve të gazetarisë iu ndalua të premten pjesëmarrja në konferencën e përditshme të shtypit të zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë ndërsa disa të tjerëve, më pranë pushtetit, si Breitbart apo One America News, i është hapur drita jeshile për të marrë pjesë.
Çuditërisht, kjo konferencë shtypi që ngre një sërë pyetjesh në lidhje me aktualitetin nuk është organizuar në sallën e shtypit përballë kamerave siç zhvillohet normalisht, por në zyrën e Sean Spicer, zëdhënës i Donald Trump.
New York Times denoncoi një ofendim të idealeve demokratike, CNN dënoi një zhvillim të papranueshëm.
Diskutime rreth kësaj post