Kryeministri Edi Rama e cilëson absurd kushtin e Partisë Demokratike për miratimin e ligjit të Vettingut.
Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Rama ka deklaruar se nuk ka ndërmend të krijojë një qeveri teknike.
“Qeveri teknike pastaj rishikim të 7 ligjeve, pastaj vetingun?! Kësaj i thonë duam qiqrra në hell, pastaj flasim për ç’do Shqipëria: vettingun”, ka deklaruar Rama.
Më herët, kreu i opozitës Lulzim Basha tha nga çadra e ngritur para kryeministrisë se PD do ta votojë dhe do ta çojë përpara reformën në drejtësi por vetëm sipas përcaktimeve europiane të Kushtetutës së Shqipërisë, sipas votës historike të 22 korrikut.
“Nëse nuk tremben nga drejtësia e pakapur le ti hapin rrugë qeverisë teknike, le të ndryshojmë së bashku 7 ligjet që i bënë përshesh për të kapur drejtësinë dhe ne do të na kenë aty dhe bashkë me qytetarët shqiptarë do ta zgjidhim çështjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe çështjen e drejtësisë së vërtetë për qytetarët shqiptarë”, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post