Nga Abdurahim Ashiku
Këto dy fotografi nxjerrë nga arkivi im si gazetar, janë fiksuar më 26 maj 1996 në Peshkopi.
Atë ditë ndodhi vjedhja më e paskrupullt e votës së popullit, gjakosja dhe arrestimi i kundërshtarëve politikë të Partisë Demokratike.
Deklarata për fitore u dha që në mesditë nga gojët mediatike të Partisë Demokratike.
Njëra foto, autokolona, rifuxhio, ngarkuar me grurë marrë nga rezervat e shtetit, grurë në adresë të familjeve dibrane për të shuar urinë, grurë për të blerë votën e dibranëve.
Skena më ashiqare e dhunës ndaj votës, e fitores TETË ME ZERO, siç do të deklarohej të nesërmen në mitingun në sheshin “Nazmi Rushiti”
Fotografia e dytë paraqet qendrën e votimit në lagjen “Nazmi Rushiti”, detashmentin e plotë të Partisë Demokratike në vjedhje masive të votës, kur njeri prej tyre, gjykatës, më ndoqi me gurë për të fshehur vjedhjen makabre.
Basha, Berisha e kompani, ngujuar në çadër po flasin deri në ngjirje zëri për “Votën e lirë”, për “Votën e ndershme”, për “Mbrojtjen e votës”…
Flasin pa e kthyer kokën në gjëmën e 26 majit 1996, gjëmë që do të shkatërronte Shqipërinë, gjëmë që e krijuan, e nxitën dhe e rritën me kujdesin e krimit të hapur.
Diskutime rreth kësaj post