Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Flencestein gjatë një konference për mediat është treguar mjaft i ashpër, duke thënë se do të fliste për shumë të vërteta që shumëkujt nuk do t’i pëlqenin.
Ai ka thënë se nuk duhen besuar përrallat që fliten se ambasadorja e BE-së në Shqipëri është e lidhur me Sorosin, biznesmenin amerikan.
“Unë kam thënë që ne ndjehemi si miq, dhe miqtë janë miq të vërtetë kur ata thonë të vërtetën, atë të vërtetë që ata ndjejnë dhe kur ajo nuk u pëlqen disave. Dhe në fakt kjo miqësi nuk është miqësi kundrejt individëve, nuk ka të bëjë me një kryeministër apo me një udhëheqës opozite, ndaj më lejoni të jem i drejtpërdrejtë me ju. Ne po luftojmë për të njëjtin objektiv dhe ndonjëherë ka dhe keqkuptime e nuk kuptohemi me njëri-tjetrin, por kjo nuk është një betejë private, e Donit, Romanes apo e Knut, por ne jemi tërësisht të bashkuar dhe përfaqësojmë institucionet e të gjitha autoriteteve të BE e Amerikës, dhe më lejoni të jem i drejtpërdrejtë me një shfaqje televizive që u shfaq dje. Kam shumë respekt për Berishën, ndoshta më shumë sesa mendoni ju dhe këtë e kam me të vërtetë. Por ama do të doja që t’i kërkoja të mos fliste më për këto përralla sorosiane, e njëjta histori që kam dëgjuar edhe në Maqedoni”., tha ai.
Diskutime rreth kësaj post