Kryeministri Rama është kthyer nga Kosova dhe ka shijuar një kafe i qetë këtë të diele në Hotel Rogner, vetëm pak metra larg protestës që po zhvillohet nga Partia Demokratike përballë zyrës së tij në Kryeministri.
Siç shikohet edhe në këtë foto të siguruar nga Opinion.al, Rama po shijon i qetë kafenë e mëngjesit pa u bezdisur nga protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e tij.
Rama shfaqet në këtë foto në krah të deputetit Aqif Rakipi. Hera e fundit ku kryeministri Rama është shfaqur në publik me deputetin Aqif Rakipi, ishte në kohën e reformës në drejtësi, kur Rama flitej se po kërkonte mes deputetësh numrin 71 për një qeveri pa Ilir Metën.
Diskutime rreth kësaj post