Grabitet me armë një market në Tiranë, në kërkim autori
Një market në zonën e Alliasit ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e sotme.
Grabitësi, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është futur në ambjentet e brendshme të marketit dhe pasi ka kërcënuar arkëtaren, ka marrë xhiron ditore dhe më pas është larguar në drejtim të paditur.
Mësohet se autori ishte i armatosur dhe i veshur me të zeza dhe mbante me një kapuç duke e bërë më të vështirë identifikimin e tij.
Nuk dihet ende shuma e grabitur e ndërsa bëhet e ditur se policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të marketit dhe të bizneseve përballë.
Diskutime rreth kësaj post