Fatbardha dhe Erzen Tora, 23 dhe 26 vjeç, prindër të një vajze 3-vjeçare dhe një djali 9-muajsh u gjetën të pajetë në kasollen ku mbanin bagëtitë.
Policia dhe dëshmitarët thonë se në mesnatën e së premtes, bashkëshortët ishin përleshur në banesë e më pas kishin dalë jashtë saj.
E reja goditi me një dru në kokë bashkëshortin duke vrarë në vend. E tronditur nga ajo që kishte bërë, 23-vjeçarja u vetëhelmua me kimikatet kundër brejtësve.
Arsyeja e sherrit që solli tragjedinë thuhet se ka qenë problemi me alkoolin që kishte 26-vjeçari. Trupat e pajetë u zbuluan nga vëllai i Erzenit, i cili jetonte me çiftin, ndërsa prindërit janë emigrantë në Shtetet e Bashkuara.
“Në 6 e ca minuta më kanë sjellë një mesazh, që ndodhen në një vend në një tokë, lartë. U nisa dhe kur mbërrita atje i gjeta. Kur u ktheva, në 10 të darkës, bëra lajmërimin”, tregon Aurest Tora.
Nga të njohurit e familjes, Fatbardha përshkruhet si një bashkëshorte e mirë dhe jo problematike. “Ishte shumë e respektuar, merrej vetëm me punët e shtëpisë dhe fëmijët. Na erdhi shumë çudi, sepse ishte çifti më i mrekullueshëm i kësaj lagjeje”, tregon kushërira e Erzenit, Zilije Lushka.
Policia ende po heton ngjarjen, ndërsa pritet të dalin edhe rezultatet e ekspertizës.
Diskutime rreth kësaj post