Policia e Tiranës do të procedojë penalisht në gjendje të lirë organizatorët e protestës së Partisë Demokratike, Enno Bozdo dhe Arben Ristani.
Ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës dhe deputeti akuzohen për “organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, pasi në kërkesën e tyre për tubimin nuk ishte parashikuar ngritja e çadrave.
Bozdo është kallëzuar edhe për dy protesta të tjera të Partisë Demokratike, atë të 9 dhjetorit të 2015-s dhe për protestën tek parku i Liqenit Artificial.
Diskutime rreth kësaj post