Superylli shqiptar i futbollit, Granit Xhaka, ka uruar 9-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Futbollisti i cili luan për Arsenalin dhe mbron ngjyrat e kombëtares së Zvicrës, shpesh herë viziton Kosovën dhe nuk e fsheh dashurinë për vendin.
Ai me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, ka treguar për lidhjen e fortë të tij me vendlindjen e prindërve.
“Jam i lindur në Zvicër. Jetoj në Londër. Kurrë nuk do të harroj dhe me zemër do të jem në vendlindjen e prindërve të mi. Urime pavarësinë, Kosova jonë”, u shpreh Granit Xhaka në rrjetin social Instagram.
Xhaka është një prej pak lojtarëve që asnjëherë nuk heziton që të shprehë dashurinë ndaj vendit të tij.
Diskutime rreth kësaj post