Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi, i është përgjigjur mbrëmjen e së enjtes interesimit për të ardhmen e partisë së tij të re. Në emisionin “Opinion” Blushi u pyet nga paneli nëse koalicioni me partinë e Ilir Metës është nëj mundësi në zgjedhjet e këtij viti.
Blushi tha se personalisht do të dëshironte të dilte i vetëm në zgjedhje, por sipas tij fjalën e ka anëtarësia. Ai e la të hapur mundësinë kur theksoi se për vendimin në fjalë ai do t’i bindet anëtarësisë.
Por Blushi reagoi ndryshe kur u pyet për një përfshirjen e LIBRA-s në koalicion me Partinë Socialiste. Ish-deputeti i PS tha se nuk do ta dëshironte bashkimin me Edi Ramën në zgjedhje dhe në rast se anëtarësia do të merrte një vendim të tillë, ai do të merrte vendimin e tij personal.
“Unë bëj koalicion me PS por jo me Rilindjen. Në rast se anëtarësia vendos për koalicion me Ramën, unë do të merrja vendimin tim” – tha Blushi duke lënë të nënkuptohet se ai do të largohej nga LIBRA në rast se anëtarët vendosin në shumicë për koalicion me PS. Këtë përgjigje kategorike në fakt, Blushi nuk e dha kur u pyet për bashkimin në një pol të tretë me Metën.
Marrë nga www.javanews.al
Diskutime rreth kësaj post