Statistika të porositura, zbulohet lidhja sekrete e Bashës në Uashington
Një renditje mbi lirinë ekonomike, e fondacionit “Heritage Foundation” tregoi ditën e sotme një përkeqësim të lirisë ekonomike në Shqipëri, me 11 pozicione.
Sipas kësaj renditje, të bërë mediatike nga Partia Demokratike që e konsideroi këtë tregues të “paaftësisë së qeverisë”, Shqipëria renditet e 65 në botë nga 186 vende të marra në vlerësim, nga vendi 54 i një viti më parë.
Ndërsa u fokusua tek treguesit ekonomikë, në deklaratën e saj, PD qëllimisht fshehu lidhjen personale që ka Lulzim Basha me presidentin e këtij fondacioni, Jim deMint. DeMint, është në fakt sponsor i shumë udhëtimeve të Bashës dhe Mediut në Uashington. Në mungesë të sigurimit të një ftese zyrtare, për në evente si ai i inagurimit të presidentit Tramp, Basha gjithmonë i është drejtuar DeMint, për një ftesë që të justifikojë udhëtimet e tij.
Vetë Basha raportoi se në 20 janar 2017, në ditën e inagurimit të Trump, u takua me “mikun e tij”. Në një postim të vetë kreut të PD-së, mësohet se në takim u “fol për mënyrën se si ekonomia shqiptare mund të lirohet nga monopolet, duke krijuar një ekonomi të vërtetë tregu”. “Presidenti DeMint ofroi ekspertizën dhe asistencën e “Heritage Foundation”, i cili është një prej institucioneve më të rëndësishme amerikane mbi politikat publike. Ky fondacion përpilon çdo vit indeksin e lirisë ekonomike, një tregues kyç ekonomik në 186 vende. Ekspertiza e fondacionit do të jetë e paçmuar për Shqipërinë”, tha me rastin e këtij takimi Basha.
Lexo – lajmi i raportuar nga TCH – http://m.top-channel.tv/lajme/english/artikull.php?id=18944
Edhe Mediu pranoi përmes një statusi në “Facebook” se kishte siguruar një biletë (jo ftesë), për të qenë pjesë e turmës së ceremonisë inaguruese të presidentit Trump, edhe falë lobimit (çka kushton shumë para) të DeMint. Statusi I Mediut është ende I lexueshëm në profilin e tij.
Një tjetër aspekt qesharak i kësaj renditje është fakti se ndonëse e porositur, pavarësisht se Shqipëria renditet 11 vende më poshtë në krahasim me një vit më parë, sipas “Heritage Foundation”, ekonomia jonë mbetet më performuese se ajo e Francës, Italisë apo Spanjës.
Lexo të dhënat e “Heritage Fundation” – http://www.heritage.org/index/ranking
/Lexo.al
Diskutime rreth kësaj post