Ka degraduar debati në parlament në përplasje fizike.
Deputeti i PD Flamur Noka ka sulmuar fizikisht deputetin socialist Erjon Braçe.
Incidenti ka ndodhur teksa po mbante fjalën ish-kryeministri Sali Berisha.
Deputetët në sallë kanë komentuar nga vendi. Në një moment Flamur Noka është afruar pranë vendit të deputetit Braçe dhe e ka qëlluar me një objekt (letra dhe kartoni i votimit) që ndodhej në tavolinë.
Më pas ka tentuar ta godasë me grusht por ndërhynë deputetët e tjerë.
Pas këtij episodi drejtuesja e seancës Valntina Leskaj vendosi ndërprerjen e seancës për 5 minuta. Ndërkohë pritet edhe përjashtimi i Nokës nga punimet e Kuvendit.
Diskutime rreth kësaj post