Nga Anri Bala
U grabitën plot 3.2 milion euro ditën për diell. Para të shkreta të lëna në mëshirë të fatit dhe në dorë të “hallexhinjëve”, rojtarëve të urtë. Çfarë të shikosh?! Është për të qarë e për të qeshur! Një polic privat që vrapon dhe një tjetër që u dorëzon çelsat grabitësve, kolegu i tretë bërtiste: Q**a nanën bre, lekët i vjedh shteti!
Ndërsa sot akoma nuk ka asnjë fajtor. Nuk flasim për hajdutët, por fajtorët e vërtetë që e bënë kaq të lehtë këtë grabitje. Kjo thirrje e të gjorit polic privat, që dridhej në panik e nuk po dinte se ku po shkonte dhe çfarë pune bënte, më tronditi me thënë të drejtën. U desh pak dhe u binda se gjithçka ishte lojë mes grabitësve dhe të “shkretëve” polic privat. Policët e “dalun bojet” dhe ata që të “dalurit boje” si puna e këtyre policëve, duhet të mbajnë përgjegjësi.
Mua nuk më vjen keq për paratë, siç i vjen keq organizatës bamirëse të “SHQUP”-it, sepse paratë nuk i’u a vodhi askush, por i dhuruan vetë: banka, kompania e sigurisë dhe rojet që ikën të lemerisur! Mua më vjen keq për kohën që “humbi” policia e shtetit, për të vënë para drejtësisë grabitësit, pasi edhe pse jo në faj, koston e morën ata.
Unioni i Bankave doli me një deklaratë shfaqësimi tejet qesharake, duke thënë se ato nuk ishin fajtor se, kompanitë private të ruajtjes dhe sigurimit të vlerave monetare janë në gjendje të mjerueshme. Këto bankier, në fakt nuk janë bankier, por tellall, që as punën e tyre elementare nuk dinë të bëjnë: “Të ruajnë plaçkën”. Bankat e nivelit të dytë, janë banka private dhe është në dorën e tyre kushti i tenderimit, për përzgjedhjen e kompanisë, që do i ruaj dhe sigurojë paratë.
Duke e anashkaluar, Unioni nuk tha një të vërtetë se, i’u është kërkuar nga Drejtoria e Policisë, që ruajtja dhe transportimi i vlerave monetare të bëheshin nga Policia e Shtetit, por natyrisht kundrejt një pagese. Mirëpo këto bankier të “pafajshëm”, zgjodhën si gjithë pasunarët shqiptarë, të paguajnë sa më pak, për të fitur sa më shumë.
Brenda të gjitha normave, porositësi i tenderit duhet t’i shikoj të gjithë elementët që paraqiten për konkurim, që nga tipi i mjeteve, vjetërsia, e deri tek policët privat, nëse i plotësojnë apo jo parametrat, për të kryer aktivitetin e rëndësishëm.
Por, askush nuk e çau kokën, tenderi u degdis dorë pas dore! Në fund, me disa roje vreshtash të paguar me rroga qesharake dhe me një karrocë, zotrinjtë bankier kërkojnë të mos përgojohen si pjesë e fajësisë. Tani edhe kompania e sigurisë me Unionin e saj duhet të dalë të deklaroi, se nu ka faj pse kanë vjedhur rojet e saj me “shokët” e tyre.
Bile i lind e drejta, të kërkoi hesap shtetit, që të vendos në çdo rrugë policë për të ruajtur rojet private, kur pinë kafe edhe pse kanë miliarda lekë për të ruajtur, kur flejnë gjumë, ose kur u vjen grabitësi tek xhami i blinduar dhe i bëjnë dhuratë çelsin dhe qetësisht i dorëzojnë paratë. Tani që hajdutët u kapën, është e domosdoshme të vendosen polic të shtetit, për të ruajtur policët privat!/Zathur.net/
Diskutime rreth kësaj post