Vendimin e gjykatës së apelit, nuk mund ta kthejë as Nishani dhe as nishanxhinjtë e tjerë, që akoma vazhdojnë të bëjnë qoka, në një instuticion tashmë të shkrirë, ku Bujari i Saliut nuk ka asnjë kompetencë. Por çuditërish ata vazhdojnë të kryejnë funksiono tranzicioni dhe marrin vendime me ligj e pa ligj.
Dje, akoma pa u tharë boja e vendimit të gjykatës së apelit Jari mblodhi KLD-në fantazëm për të kundërshtuar vendimin e pafajësisë, për të ashtquajturin grupi kriminal “Hakmarrja për Drejtësisi”.
Natyrisht, nuk është në kompetencat tona se janë apo nuk janë fajtor, por as që mund të besojmë se një njeri i paaftë, në të gjitha drejtimet, si Presidenti i SHQUP-it, mund të gjykoj spo të kërkoj drejtësi, duke vënë në dyshim vendimin e pesë gjyqtarëve, ku shumicën prej tyre i ka emëruar ai dhe “banda” e tij.
Problem është se Jari është vegla qorre e Berishës, i cili i friksuar për shumë krime që ka bërë në kurriz të qytetarëve të këtij vendi, krejt papritur i’u shtua dhe një. Bile ai nuk arrinte të vinte gjumë në sy, nga “Afera e CEZ” dhe ëndërrat e tjera të frikshme, që e kanë zhytur në llumin e krimit. Nuk e harron Berisha lehtë ditën që e krijoi grupin imagjinar dhe si i’u ngarkoi në kurriz të tyre të gjithë krimet, që ai kishte porositur, ende të pazbuluara.
Pas 20 vjetësh kalvari i kësaj çështje pothuajse është mbyllur. Vendimi ishte një shuplakë e rëndë për Berishën dhe si e radhës, nga tërbimi, urdhëroi Jarin që të bënte të pamundurën që ky vendim të ndryshohej.
Jari pa një pa dy, mblodhi KLD-në e “vdekur” dhe vendosi: Hetim gjyqtarëve që dhanë një vendim që baba Saliun e rrezikon!
Sigurisht, që Jar “pisqolla” nuk mund të ndryshoj asgjë, por si anëtarë i bandës së intrigantëve, po përdor shantazhin për shkallën tjetër të gjyqësorit (Gjykatën e Lartë), sepse prokurorinë e Llallës e ka pronto dhe natyrisht që do ta ankimojë vendimin.
Gjyqtarët e Apelit, jo se deshën të jepnin pafajësinë, por tani nuk mund t’i shërbejnë më Saliut dhe krimeve të tij, sepse janë të rrezikur vetë. Vetingu nuk do t’i lejojë të marrin vendime sipas dëshirës së tutorit të drejtësisë Sali Berisha, sepse edhe ky vendim, si një vendim me impakt të lartë në opinion, do të kaloi në sitën e kontrollit të vetingut, kështu që kapterr Jari është nxitur për të kërkuar hetim.
Ndoshta ka dashur të kënaq tutorin e tij Berisha, sepse ai nuk e ka seriozisht hetimin! Pastaj Jari nëse e ka seriozizht, duhet të përgjigjet para ligjit, për shantazh ndaj trupit gjykuese, sepse është rast “flagrant shantazhi’.
Përse vegla qorre e Sali Berishës nuk kërkoi hetimin e gjyqtarëve të çeshtjes së Gerdecit, 21 janarit, CEZ-t, gjyqtarëve dhe prokurorëve që liruan Lul Berishën, nëse lirimi sipas ambasadorit amerikan ishte i paligjshëm?! Përse nuk kërkoi hetim të trupës gjykuese, që viktimizoi një punonjës të administratës së burgjeve, që nuk ka asnjë lidhje me sistemin e drejtësisë, për të mbrojtur gjyqtarë dhe prokurorët që ishin direkt përgjegjës dhe të dyshuar për lirimin e tij?!
Natyrisht nuk mund ta bënte, sepse në mesin e kësaj bande të padrejtësisë, të drejtuar nga Prokurori Agron Gjana, i cili ka shumë gjasa mos ta gëzoi më atë detyrë pas refuzimit të vizës nga ambasada e SHBA-së, është edhe zv. prokurori Sokol Nishani, vëllai i kapterrit.
Konkluzioni përfundimtar është se, Jari as që pyet për drejtësinë, por ka paturpësinë të vazhdoj t’i shërbej me devotshmëri tutorit të tij Sali Berisha. Mbas largimit nga detyra e kësaj vegle qorre, Nishani i SHQUP-it, duhet të vihet para drejtësisë, për të gjitha shkeljet dhe shpërdorimet që ka bërë me detyrën, duke i sjell dëme të mëdha vendit, si në fushën e drejtësisë edhe në atë të ekonomisë.
Rastet e ankimimeve pa asnjë motiv dhe të pambështetura në ligj të shumë vendimeve të qeverisë, të cilat janë hedhur poshtë nga gjykata Kushtetuese, e tregojnë më së miri se si Kapterr Nishani e meriton “çekiçin” e drejtësisë./Tellalli.al/
Diskutime rreth kësaj post