Policia ka sekuestruar një pjesë të shumë monetare që u grabit nga banda kriminale të enjten e kaluar.
Në Vlorë u gjetën të groposura dy tenxhere me presion të mbushura me kartëmonedha Paund, Dollarë Amerikanë, Australiane, Kanadeze si dhe Euro.
Gjithashtu po në Vorë tek servisi i familjes Murataj u gjet një kasafortë me një sasi Eurosh e Dollarë.
Kontrollet kanë vijuar në disa banesa, hotele e lokale në Prezë, Vorë, Farkë, në Vlorë, Lushnje etj. Operacioni vijon qoftë për gjetjen e provave të tjera materiale ashtu edhe për kapjen e personave të përfshirë në këto ngjarje.
Diskutime rreth kësaj post