Policia e Shtetit ka publikuar fotot dhe video nga operacioni i zhvilluar ditën e sotme, ku u arrestuan 4 nga 6 grabitësit e 2.7 mln eurove të BKT-së në Rinas, ndodhur ditën e enjte. Grabitësit janë të njëjtë me ata që kryen në po të njëjtën rrugë grabitjen e 3 mln eurove në vitin 2015, në një skemë identike.
Operacioni “Patrioti” u krye në Vorë, ku u arrestuan katër grabitësit:
- Fation Xhyliu , 33 vjec, lindur në Lushnje banues në Tiranë, ish punonjës në Shpsf “Rogat”
- Ditjon Memlika, 31 vjec, lindur në Tepelene dhe banues ne Tiranë, ish efektiv në forcat ushtarake
- Neim Avdulaj, 28 vjec, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, ish ushtar profesionist në forcat ushtarake te Zallherrit.
- Ernest Kupa, me banim në Krujë, me biznes privat, si edhe u shpallën në kërkim shtetasit me iniciale M.A., dhe Ç.A. dhe po punohet për kapjen e tyre.
Gjithashtu, u gjetën edhe një pjesë e parave në valuta të ndryshme, si paund, dollar kanadez, dollar amerikan dhe euro. /ma.me
Diskutime rreth kësaj post