Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, menjëherë pasi mori detyrën, zgjodhi të ndjekë kursin e përmirësimit të marrëdhënieve me Rusinë. Supozohet se Ëashingtoni është duke përgatitur një marrëveshje të re të madhe me Moskën, por duket se ky plan nuk do të realizohet, shkruan “The Economist”.
Miqësia mes Rusisë dhe SHBA-ve është tejet e dobishme për Trump-in, ngaqë kjo aleancë do t’i mundësonte Uashingtonit që të zgjidhë disa probleme të rëndësishme, siç është gjetja e një rrugëdalje nga kriza në Ukrainë, mposhtja e Shtetit Islamik, si dhe do të ishte një mbështetje për Uashingtonin në garën me Kinën për influencën në botë.
Megjithatë, ekspertët ndërkombëtarë pajtohen se marrëveshja e madhe, të cilën e ka menduar Trump, është e gjykuar të dështojë. Problemi qëndron në faktin se synimet strategjike të Uashingtonit dhe Moskës janë diametralisht të kundërta, vlerëson The Economist.
Gjëja e parë që do ta pengojë Trump-n janë marrëdhëniet miqësore të Moskës me Damaskun dhe Teheranit dhe gjasat janë të vogla që Rusia t’ia kthejë shpinën këtyre dy aleatëve, me qëllim ripërtëritjen e dialogun me Amerikën.
Përveç kësaj, mundësia është e vogël që Rusia të hyjë në grindje edhe me Pekinin. Për shkak të sanksioneve perëndimore kundër Moskës, Rusia politikën e saj të jashtme do ta orientojë nga lindja dhe ka shumë pak gjasa që ajo të kthehet së shpejti sërish kah Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konstaton The Economist.
Marrë nga JavaNews.al
Diskutime rreth kësaj post