Michael Flynn, këshilltar për sigurinë kombëtare i presidentit amerikan Donald Trump, i akuzuar për kontakte të papërshtatshmë me Rusinë kur presidenti Obama ishte në funksion, dha dorëheqjen dje në mbrëmje, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Në letrën e tij për dorëheqje, Michael Flynn pranoi se “për shkak të pakujdeisë ka mashtruar zëvendëspresidentin Mike Pence dhe persona të tjerë me informacione jo të plota mbi bisedat e tij telefonike me ambasadorin e Rusisë”.
“Gjenerali në pension Joseph Kellogg do të garantojë përkohësisht këtë pozicion”, sipas Shtëpisë së Bardhë.
Diskutime rreth kësaj post