Të jesh me dikë për një kohë të gjatë mund t’ju ndryshojë juve. Marrëdhëniet shumë të afërta mund të krijojnë një aspekt të ndryshëm të të menduarit.
Këto janë gjërat që ndodhin kur jeni bashkë për një kohë të gjatë
1. Ju dhe partneri juaj krijoni gjuhën tuaj private
Ju krijoni një komunikim sekret i cili varet nga kualiteti i marrëdhënies dhe nga uniteti juaj.
2. Bisedoni më ndryshe se me të tjerët
Mënyra se si flisni me partnerin është shumë më ndryshe nga ajo që flisni me të tjerët. Kur jeni me të, ju i kaloni të gjitha kufizimet dhe flisni me të për gjithçka pa u brengosur, shkruan Gazeta Express.
3. Filloni të dukeni njëjtë
Çiftet e martuara fillojnë të duken njëjtë për shkak se fillojnë të pëlqejnë gjërat e njëjta. Dhe kjo nuk ndodh aksidentalisht; është një lloj harmonizimi.
4. I keni disa shaka me të cilat të tjerët nuk qeshin
Çiftet që janë bashkë për një kohë të gjatë bëhen të njëjtë. Brendësia e tyre, eksperienca dhe shakatë bëjnë që të ndryshoni gjestet, fjalët dhe gjërat e tjera që i përdorni me njëri-tjetrin. Madje, shakatë që i bëni me njëri-tjetrin mund të mos iu duken qesharake të tjerëve, por ju vdisni së qeshuri me to
Diskutime rreth kësaj post