Prokuroria jep detaje mbi grabitjen e para 3 ditëve në Rinas.
Në përmbledhje të të dhënave të deritanishme, ka dyshime se numri i autorëve të përfshirë në vjedhje është 6-7 persona.
Këta persona janë organizuar në tre automjete; dy prej tyre janë përdorur për të goditur mjetet e shoqërimit të parave, ndërsa në një makinë e tretë janë vendosur thasët me para që janë vjedhur nën kërcënimin e armëve.
Në bazë të përllogaritjes së punonjësve të Bankës, shuma që është ngarkuar atë ditë në mjetet e shoqërimit dhe që rezulton e pa dorëzuar për shkak të vjedhjes, arrin në rreth 3.2 milionë dollarë.
Diskutime rreth kësaj post