Një operacion i përbashkët anti-drogë mes policisë italiane dhe asaj shqiptare është zhvilluar pasditen e djeshme në Vlorë.
Gjatë këtij operacioni, siç bën të ditur Policia e Shtetit, është bërë e mundur kapja e një gomoneje rreth 8 metra të gjatë.
Gomonia drejtohej nga dy Shqiptarë me inicialet A.Dh. vjec 51 dhe E. A. vjec 25, të cilët u ndaluan dhe u arrestuan nga Reparti Operativ Aerodetar i Guardia di Finanza i Barit me mbështetjen e avionit të agjencisë Frontex, me sinjalizimin e Policisë së Shtetit.
Policia e Shtetit thotë se në bashkëpunim me Guardia di Finanza kanë bërë të mundur heqjen nga qarkullimi të më shumë se 1 ton lëndë narkotike.
“Vijon veprimtaria hetimore në dy vendet nga ana e dy forcave Policore për kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.”, -thuhet në njoftimin e policisë së Shtetit.
Diskutime rreth kësaj post