Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (OMN), që do të mbikqyrë gjithë procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë, nis zyrtarisht punën të enjten. Dje u krijua Bordi i tij menaxhues, me anëtarë përfaqësues të Komisionit Europian dhe të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Puna e ONM-së nis me verifikimin e kandidaturave për organet që do të zbatojnë ligjin e Vettingut.
Kryesuesja e misionit vëzhgues, Genoveva Ruiz Calavera, në deklaratën e parë për mediat të mërkurën, tha se ONM nuk merr vendime ekzekutive, pasi të gjitha vendimet përfundimtare në këtë proces ju takojnë autoriteteve shqiptare.
Duke nënvizuar se misioni do t’i kryejë detyrat me profesionalizëm, paanshmëri dhe në përputhje me ligjin, Calavera theksoi rëndësinë e procesit të Vetting-ut për të ardhmen e integrimit të Shqipërisë ne BE. Vetting-u, tha ajo, është jetik për të hapur derën e nisjes së bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Diskutime rreth kësaj post