Sali Berisha postoi të mërkurën një status në “Facebook”, duke denoncuar, me të dhëna të keqpërdorura të Bankës Botërore, atë që sipas tij është rritje dramatike e rasteve të vetvrasjeve në vend.
Duke iu referuar të dhënës së “intentional homicides per 100 000”, ish-Kryeministri bën një gafë publike, pasi kjo e dhënë shpreh numrin e “vrasjeve me dashje” dhe jo vetvrasjeve.
E dhëna është keqpërdorur qëllimisht, pasi ish-Kryeministri ka eliminuar qëllimisht tabelën e Bankës Botërore, duke e zëvendësuar atë me një tabelë të hartuar nga stafi i tij, për të fshehur këtë hile.
Të dhënat që Sali Berisha i referohet në “Facebook”, mund të lexohen në faqen origjinale të Bankës Botërore në linkun – http://data.worldbank.org/indicator/VC.IHR.PSRC.P5?locations=AL
Me këtë gafë të qëllimtë, Berisha ka bërë edhe një “autogol”, duke provuar se në vetëm dy vjet, numri i vrasjeve me dashje në Shqipëri është ulur me pothuajse 30%, nga 5,3 për 100 mijë banorë në vitin 2012, në 4 për 100 mijë banorë në vitin 2014.
Sa i përket të dhënave reale për vetvrasjet, ato nuk janë përditësuar që prej vitit 2012 nga Banka Botërore, kur Shqipëria kishte një mesatare prej 6,5 të vetvrarë për 100 mijë banorë në vit.
Ky është linku i vërtetë i vetvrasjeve – http://data.worldbank.org/indicator/SH.STA.SUIC.P5?locations=AL&vieë=chart
/Lexo.al
Diskutime rreth kësaj post