Vetem nje dite ka qe ka ardhur ne Shqiperi dhe e ka marre situaten ne dore, duke bere qe te dridhen te gjithe ata qe jane perfshire ne ate qe quhet “lista” e zeze e pastrimeve ne drejtesi.
Ajo është quajtur zyrtarja që do shkundë drejtësinë shqiptare. Spanjollja Genoveva Ruiz Calavera ka folur sot për herë të parë në lidhje me funksionin që do të ketë ONM,
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Sa i përket vetingut, ajo ka nënvizuar se është një proces jetik për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.
“Kam besim në bashkëpunimin dhe mbështetjen nga pala shqiptare në të gjitha fazat e ardhshme të procesit. Së fundi rikujtoj rekomandimin kushtëzues të KE për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Ky rekomandim ishte shumë i qartë se Shqipëria ka bërë progres të qëndrueshëm në 5 prioritete kyçe.
Gjithashtu nënvizoi nevojën për t’i vazhduar me përparësi këto procese reformash e veçanërisht në zbatimin e reformës në drejtësi , në veçanti vetingun.
Besoj se mesazhi ynë është i qartë, që procesi i vetingut është një proces jetik për t’i hapur derën negociatave të anëtarësimit në BE. Mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan për reformën, veçanërisht popullin shqiptar që ka qenë zë lartë në kërkimin e një gjyqësori të drejtë dhe të paanshëm në mbarë vendin dhe dua t’i siguroj ata që këtë gjë do ta realizojmë”, tha Calavera.
Ajo e ka bërë të qartë se “ONM po kryen një monitorim të fuqishëm të procesit të vetingut por s’merr vendime ekzekutive. Vendimet përfundimtare do të merren nga autoritetet shqiptare dhe kështu do të bëhet”.
Zyrtarisht Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit do të nisë punën nesër dhe fillimisht do të kryhet verifikimi i kandidaturave të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Për këto emërime, ONM do të përgatisë një raport për t’ia dërguar më pas Kuvendit. Puna e Operacionit Ndërkombëtar i Monitorimit pritet të zgjasë deri në 3 vite, deri sa të ketë përfunduar i gjithë procesi i Vettingut për njerëzit e drejtësisë dhe për ngritjen e institucioneve të reja.
Ata do të largohen për t’i lënë vendin grupit tjetër të ONM, kur të ngrihen Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit ky Mision do të kryesohet nga Genoveva Ruiz Calavera dhe tre anëtarë të tjerë përkatësisht nga Gjermania, Italia dhe Austria.
Një tjetër rol i ONM do të jetë edhe hartimi i “listës së zezë” të kandidatëve për komisionet e Vettingut. Nëse një kandidat do të vlerësohet nga ONM si i papërshtatshëm për shkak të të shkuarës së tij apo dhe aftësive profesionale, do të jetë i pamundur që ai të miratohet nga deputetët për në komisionet e Vettingut.
Ndërkaq, bëhet me dije se pritet të ngrihet edhe një bord vendimmarrjeje, në të cilin do të jenë anëtarë edhe ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin.
Diskutime rreth kësaj post