Nga Anri Bala
Sa herë që flet apo përrallisë, aq herë e kuptoj se po i shton zullumet e tua, sidomos me ato që sajon lart e poshtë për të marrë një çertifikatë “virgjërie” para shqiptarëve. Nuk reshte së thirruri për kriminela, hajdut, vrasës, drogmen, a thua se vjen nga një planet tjetër… I shkreti ti, çuditesh dhe lemerisesh nga ato që shikon e dëgjon!
Aq shumë je magjepsur pas vetes e gënjeshtrave që thua, sa po bind dhe veten se vërtetë je i bukuri, i miri, i virgjëri politik… që i nevoj-itesh këtij vendi. Por bëj kujdes kur të shfaqet shëmbylltyra jote në moçalin në breg të Lanës, se dalëngadalë po të shket këmba, e po “mbytesh” në ujërat e zeza… në ato ujëra që i trazove vetë!
Je prototipi i një kapo bande! E di pse e them, sepse sillesh si i tillë?! E kupton fare mirë se njerëzit e kanë humbur besimin tek ty dhe anëtarët e tjerë të bandës, bëmat e të cilëve të gjithë i kanë frikë e i’u qëndrojnë larg… ndaj ndryshove taktikë. Nise “gjuetinë” në kërkim të njerëzve të “pashpresë”, të mërzitur e të dëshpëruar. Fatkeqësinë e të cilëve, ti e shfrytëzon duke i yshtur se herë fajin e ka Zoti, e herë fajin e ka qeveria!
Zot na fal, por si guxon të manipulosh zemërimin e tyre, për t’i përdorur për qëllimet e tua të këqija! Je prototipi tipik, i cili luan me problemet e njerëzve, me hallet e tyre, e mezi pret t’u ndodhi ndonjë gjë e keqe, e si një tufë orlash, ti me bandën tënde, ngriheni fluturimthi të kapni viktimat e radhës!
E pështirë është mënyra si i përvishesh me psherëtima fjalësh të “ëmbla” në vesh, duke i kërkuar t’ia “shesin” shpirtin djallit (ty), duke shfrytëzuar dobësitë e tyre, në mënyrë që t’i përdorësh për interesat e tua të ngushta, se interesat e tyre i pate të gjitha në dorë, e s’denjove të bëje asgjë.
Na hiqesh si melek (ëngjëll)! Na bredh qyteteve si Luli i Nazaretit, ai i shpëtimit… e jo si Luli i SHQUP-it, sikurse je… Luli i vrasjeve, vjedhjeve dhe i mjerimit! Qytetet i katandise në fshatra të mjerë, por prapë guxon të mashtrosh shqiptarët se, pasi të jenë bashkuar me ty, nuk do t’a ndjejnë më peshën e varfërisë, taksave, shëndetit, sigurisë, të ftohtit e dimrave që do të vijnë, peshën e faturës së energjisë elektrike…!
Vërtetë mendon se ata do të të besojnë?! Vërtetë i’a ke mbushur mendjen vetes se ti do t’ua kthesh shpresën! Ti i “virgjëri im”, trashgimëtari, ti duhet ta drejtosh këtë vend?! Nuk besoj se je kaq i marrë, zoti hajdut i virgjër. Ti nuk ke turp dhe nuk skuqesh, por duhet të zverdhesh kur të kalojnë ndërmend milionat e eurove të plaçkitura kudo, prandaj dhe je emëruar kryekapobande… për këtë punë… sepse je mjeshtër për të vjedhur!
Ti duhet të zverdhesh vetëm ta mendosh, e jo më t’i kërkosh popullit shqiptarë, që pasi i injektove frikën se po të dalin në protesta “ne të vrasim”, siç vrave 4 njerëz të pafajshëm në mes të bulevardit, u kërkon sot të dalin si rumunët?! Fal teje, protestat nuk janë më njëlloj o “Luli i Vuajtjeve dhe Mjerimit”, atij të madh e atij të vogël! Ndaj ti ose je çmendur, ose je trimëruar pa e kuptuar dhe vetë përse?!
Nuk besoj se shqiptarët shumë herë më inteligjentë se ty, nuk e dinë se çfarë kërkojnë rumunët? Nëse ti nuk e di, apo bënë sikur nuk e di, ta them unë:
Rumunët kërkojnë që hajdut si ti dhe banda jote, që janë pasuruar në kurriz të popullit duke ndërtuar vila dhe saraje, të përgjigjen për paratë e grabitura, sepse nuk ka Zot (ai i Joni, jo ai i juaji), që i bind se i kanë fituar me djersën e ballit!
Rumunët kërkojnë të “kryqëzojnë” para drejtësisë, vrasës, të korruptuar, kriminelë e hajdutë.. e askush të mos i nëpërkëmbë duke dhënë shfaqje drejtësie!
Rumunët kërkojnë që të zhduken nga politika ish-komunistët e Çausheskut, si kryetari i juaj… de fakto!
Rumunët kërkojnë që Ristani, Giu, Shyqyriu, Mediu, Majlinda… të mos falen nga drejtësia!
Rumunët ashtu si edhe ne për vendin tonë, kërkojnë që të gjithë ato që u kanë shkaktuar dëme vendit të tyre, të gjykohen e të dënohen pa mëshirë!
Mirëpo unë nuk po të kuptoj, as ty e as ata që rrinë krahë teje, që largëqoftë i ke bindur të protestojnë, çfarë i lidh me popullin rumun?! Shiko njëherë rreth e rrotull, se mos gjen edhe ti ndonjë ngjashmëri me këta njerëz, kundër të cilëve ata po protestojnë!
Unë e di çfarë të trimëron ty dhe gjithë ato që do e “hajnë” si ti: Paraja e “gjakut” që keni bërë! Por mos i beso shumë parasë, sepse ajo është si puna e kur*ës: Nuk rri në xhepin e askujt dhe kur nuk është me djersë… ikën pa e marrë vesh! Andaj dhe ti, e shumë si ti, shpejt do të luteni: Ç’i bëra vetes që i gënjeva!
Diskutime rreth kësaj post