Incidenti i sotëm në minierën e kromit në Bulqizë ka ndodhur gjatë punimeve për hapjen e pusit të thellësisë, që do të shtojë jetëgjatësinë e kësaj zone të pasur me burime natyrore.
Investimi po kryhet nga kompania konçesionare “Albchrome”, përmes kompanisë kineze “Wenzhou Mining Co Ltd”, e specializuar dhe e nënkontraktuar nga konçesionari për këtë shërbim.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, menjëherë pas sinjalizimit të aksidentit, që pati si shkak shpërthimin e gazit të hidrogjenit, grupet e gatshme të avarive në ambientet e minierës kanë ndërhyrë.
Ndërkohë, nga Tirana janë nisur zv.ministri Gëzim Musabelli, grupet e Repartit të Inspektim-Shpëtimit të Minierave, zi dhe zyrtarë të tjerë.
Nga shpërthimit, 3 minatorë, shtetas kinezë, kanë marrë lëndime të lehta dhe janë dërguar në spitalin e Bulqizës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq, grupet e posaçme po vazhdojnë kërkimet edhe për 3 minatorë të tjerë, edhe ata shtetas kinezë, të cilët dyshohet të jenë ende në brendësi të minierës.
Në përfundim të operacionit të kërkim-shpëtimit, strukturat përgjegjëse do të hartojnë raportin përkatës dhe analizojnë shkaqet e dinamikën e aksidentit të ndodhur.
Diskutime rreth kësaj post