Nga Bled Mane
Pardje kur publikova lajmin e debimit qe Amerika i beri kryeprokurorit Adriatik Llalla, pervec gazetareve Anila Basha dhe Blendi Fevziu asnje media dhe asnje koleg tjeter nuk tentoi edhe sikur nje verifikim te vogel. Urdheri ishte i qarte dhe i prere: Heshtni!
E njejta histori kish ndodhur edhe me lajmin tim te fillimgushtit 2016 kur ne flagrance publikoja fotot dhe jeten e shthurur luksoze te vajzes se kryeprokurorit. Ky i fundit me trasten plot leke dhe qoka kish derguar njerzit e tij ne cdo redaksi lajmesh per tu mbyllur gojen lajmesve. Por si tutkun batakçi qe eshte harroi efektin dhe impaktin qe kane sot rrjetet sociale. Vajza dhe familja e tij u diskretituan publikisht!
Sot Adriatiku pranoi publikisht dhe kokeulur lajmin tim te bllokimit te vizave amerikane jo vetem per veten por edhe per familjaret dhe dashnoren e tij. Dhe si lebroz kretan i mbushur me mllef dhe dhimbje per fatin e tij, gjeti kurajon epileptike dhe i shpalli lufte perfaqesuesit te nje superfuqie si Amerika qe ne si racë e si komb i detyrohemi pa fund.
Adriatik Llalla sot shkerdheu normat dhe etiken e nje zyrtari te larte te nje vendi evropian. Sot ai foli me gjuhen kercenuese te kushurinjve dhe tutoreve te tij. Foli si halabaku frikacak fshehur te erresira e lagjes dhe mbuloi me turp karrieren, profesionin, institucionin dhe vendin. Amerika e Trumpit, e Obames, e Clintoneve, e Sorosit, e Roberto de Niros, e Rihanes, e Coca Cola-s, e Michael Jordan, e Martin Luther King, e Microsoft, e dollarit, e Jack London…mbetet unike dhe klasike ne qeverisjet dhe institucionet e saj pavaresisht se Shtepia e Bardhe ka nje zezak apo kuqalash si president.
Ndaj sot humoristi Adriatik Llalla shkroi histori dhe na kujtoi kongreset e rinise komuniste kur sekretari bolshevik Koço Kokedhima me kepucet me pafka dhe xhaketen e arrnuar bertiste si histerik: -Me shokun Enver Hoxha ne krye, Shqiperia do e shpartalloje revizionizmin dhe kapitalizmin amerikan!
Kohet kane kaluar dhe shoku Enver ka vdekur por Adriatik Llalla ka gjalle Bujar Nishanin dhe qe te dy sot e shkaterruan Ameriken.
Dhe kur bashkohen keta te dy, edhe Tiku edhe Jari kini kujdes. Te dy te hanë munë dhe nuk të prishin punë! 🙂
Diskutime rreth kësaj post